E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Negociatat për qeverinë në kohën e duhur

“Lidhur me fillimin e negociatave me kryetarin e PD-së për koalicionin e ri dhe qeverinë e re, mund t’ju them se, ne jemi të hapur për të biseduar në momentin e gjykuar të përshtatshëm nga kryetari i PD-së z. Berisha”, tha sot për mediat kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Z. Meta cilësoi si të rëndësishëm programin e qeverisë, ku prioritet sipas LSI-së është integrimi në BE, dhe jo postet ministrore apo emrat që do jenë në kryet të kabineteve.

“Jemi të përgatitur në radhë të parë me prioritetet kryesore që ne kemi për programin e ri qeverisës së vendit, por njëkohësisht mirëkuptojmë dhe qëllimin e tij të shprehur dhe publikisht kohë më parë se, këto negociata do të duhen të zhvillohen sa më pranë afateve kushtetuese për formimin e Parlamentit të ri dhe për krijimin e Qeverisë së re” sqaron z. Meta.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›