Gjinushi: Rama duhet të kuptojë nga gabimet
Kryetari i PSD-së thekson se Partia Socialiste bashkëpunoi keq me aleatët e saj në zgjedhjet e 28 qershorit.
“PS nuk e ka dashur shumë bashkëpunimin. Ka dashur t’i marrë gjithë meritat për vete, ndërsa Rama ka punuar në të kundërt. Këtë radhë u njësua me partinë në tërësi. PS mendoi që me sistemin spanjoll mund t’i kryente të gjitha, pra edhe të fitonte, edhe të eliminonte aleatët, edhe të amortizonte problemet e brendshme, edhe të kontrollonte lojën e Metës. Të gjitha s’mund të bëheshin njëherësh dhe nuk mund të bëhen kurrë njëherësh, veçanërisht kur ke përballë një kryemanipulator si Berisha”, është shprehur Gjinushi.