E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transfertat e parregullta, Fiorentina denoncon Man UTD

Këtë herë është Fiorentina ajo që ka zbritur në “fushën e betejës” të hapur nga disa klube europiane kundër të mëdhenjve anglezë në lidhje me kalimet e futbollistëve të rinj.

Një zëdhënës i FIFA-s ka pohuar për të përditshmen franceze “L’Equipe” se italianët kanë bërë një denoncim në institucionin më të lartë të futbollit në botë ndaj Mançester Junajtid.

Klubi vjollcë kërkon që të merren masa kundër “Djajve të kuq”, për shkak të transferimit të parregullt të Mikel Forsainer, i datëlindjes 1993, i blerë gushtin e kaluar nga Mançesteri.

Me një komunikim zyrtar në faqen e internetit, Fiorentina protestoi menjëherë për “rrëmbimin” e të riut si dhe kërkoi dënim për anglezët nga organet federale.

“Lufta” ndërkombëtare për atë që quhet “baby mercato”, e nisur nga Lens dhe që çoi në dënimin e Çelsit për të mos u lejuar të blejë asnjë lojtar deri në janar 2011, i ka dhënë mundësinë shoqërisë vjollcë për t’u ankuar në lidhje me rastin e tyre.

“Mund të konfirmojmë se Fiorentina na ka kontaktuar për transferimin e paligjshën të Forsainer,” bën të ditur FIFA, duke sqaruar se “deri tani nuk është hapur asnjë hetim, sepse jemi ende në pritje të dokumentacionit të plotë.”

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›