Një feminizëm afgan
Të qenit një grua e edukuar, profesionale, në Afganistan, nuk ka mundur të jetë e lehtë në çdo kohë gjatë dekadave të fundit. Tani vonë u takova me një grup të zyrtareve qeveritare, të dërguara në Uashington nga ana e USAID dhe Këshilli i Grave i SHBA-Afganistanit. Njëra prej tyre, gjatë viteve të talebanëve kishte udhëhequr një shkollë nëntokësore në shtëpinë e saj për edukimin e vajzave. Një tjetër kishte ndërtuar një program për zhvillimin e komunitetit, duke punësuar 25 mijë gra afgane para se të vendosej nën vëzhgim nga talebanët. Shtëpia e saj u plaçkit dhe fëmijët e saj u kërcënuan me pengmarrje.
Afganistani është një shtet ku gratë kanë bërë përparim të rëndësishëm, por vetëm kur krahasohet me një të kaluar, që në tërësi ishte shtypëse. Tani ka afro dy milionë vajza në shkolla, kur para gjashtë viteve vetëm një milion njerëz shkonin në shkolla. Gratë që takova, tani luajnë rol të madh publik në edukim, punë publike dhe agrikulturë, gjëra të pamenduara nën regjimin e talebanëve. Sidoqoftë, Afganistani është gjithashtu një komb ku acidi u hidhet vajzave në fytyrë, teksa shkojnë në shkollë dhe policet femra e zyrtaret publike janë në shënjestër për vrasje. Talebanët dhe ekstremistët e huaj duket se tregojnë interesim të madh, një lloj interes që Frojdi do të mund ta shpjegonte me ngacmimin, shtypjen dhe poshtërimin e femrave.
E, ndërkaq, qëndrimet patriarkale nuk janë të kufizuara vetëm nëpër skajet e këtij shteti. Ligji shiit për familje, tani vonë i miratuar nga Parlamenti afgan dhe i nënshkruar nga Presidenti Hamid Karzai, legalizoi dhunimin martesor dhe kufizoi udhëtimin e femrave (nën presionin shtëpiak e ndërkombëtar, ligji është duke u rishikuar). Afganistani mbetet një nga vendet më të vështira në botë për të qenë femër. Një reagim i mllefit dhe militantizmit do të ishte i kuptueshëm. Por gratë afgane që takova kanë një qasje tjetër. Të gjitha së bashku ato argumentojnë se "edukimi" është përgjigjja më e rëndësishme. Me edukim ato nuk nënkuptojnë vetëm shkrim e këndim. "Njerëzit duhet të edukohen në vlerat e vetë religjionit tonë", thotë Rahela Hashim Sidiq, një këshilltare e lartë në Komisionin për Shërbime Civile të Afganistanit. Ata kanë nevojë të mësojnë nga shtetet e tjera islamike, si Indonezia dhe Bangladeshi. Edhe nëpër shtetet arabe, edukimi nuk është një gjë që u mohohet. Sfida kryesore, thotë Sidiqi, është "mungesa e edukimit për vetë islamin, posaçërisht nëpër rajone rurale, ku kultura dhe islami janë të përziera. Njerëzit nuk e shohin dallimin mes traditës dhe religjionit".
Këto gra flasin për mësimet e Kuranit, për të drejtat e pronave dhe respektit për gratë, si burim i reformës progresive përbrenda kulturës afgane. Ato flasin me respekt të posaçëm për Khadijah, gruan e Muhamedit, e cila, thonë ato, ka qenë e edukuar dhe ka udhëhequr një biznes ndërsa ka qenë e martuar me profetin. Dhe identifikojnë më tej një varg të imamëve afganë, të cilët i mbrojnë këto pikëpamje. "Ata janë çelësi, thotë Sidiq. Ne kemi nevojë për një qasje pozitive". Qartazi ky është një tjetër lloj i feminizmit. Në vend që të marrin një koncept individual të të drejtave, këto gra po argumentojnë për respekt dhe mbrojtje legale nga brenda vetë traditës së tyre religjioze. Ato nuk kërkojnë të përmbysin një rend kulturor, por ta zgjerojnë e ta humanizojnë. "Nëse të mbash shami tregon respekt, thotë Sidiq, unë e mbaj shaminë. Ne i respektojmë njerëzit e tjerë, dhe ne presim respekt", shton ajo.
Kjo qasje konservative ndaj ndryshimit shoqëror mund të jetë e vetmja që funksionon në një shoqëri tejet tradicionale. Të drejtat e grave afgane nuk shihen gjithmonë si pjesë e përparme e interesave amerikane. Disa "realistë" të politikës së jashtme duken të hapur ndaj marrëveshjeve me grupe islamike në Afganistan, të cilët do të sakrifikonin të drejtat e njeriut vetëm për hir të stabilitetit. Disa konservativë duket se e shohin gjithë ndërtimin e kombit si një inxhinieri sociale, përtej mundësisë dhe brengosjes sonë. Këto gra e japin një kundërshtim praktik. Ato e dinë fort mirë se rindërtimi i Afganistanit nuk do të ndodhë pa diturinë dhe aftësitë e 52 për qind të popullatës. Ato besojnë se gratë në Afganistan kanë përparësinë politike të të qenit të panjollosura nga luftërat dhe korrupsioni i së kaluarës; se paraqesin një mundësi për politikën e Afganistanit që të nisë nga e para. "Dhe kanë parë, sipas Sidiq, që gratë gjithmonë po luftojnë për sundimin e ligjit, sepse gratë dhe fëmijët lëndohen më së shumti kur nuk ka sundim të ligjit".
Pse duhet Amerika, në mes të një lufte që kushton shumë, të shqetësohet për të drejtat e grave afgane? Sepse Afganistani, pa pjesëmarrjen e vetë Afganistanit, do të mbetet një shtet i dështuar dhe i rrezikshëm. Dhe ekziston edhe një arsye tjetër: sepse tradhtimi i guximit gjithmonë ka rëndësi dhe gjithmonë i çnderon ata që e bëjnë. Dinjiteti i grave nuk është e vetmja arsye pse Amerika lufton në Afganistan, por është një arsye tejet e mirë.