Një 17 vjeç humb jetën në pusetën e thellë tetë metra

Një 17-vjeçar, ka humbur jetën, në një puset artificiale, në fshatin Zhilivodë. Sipas banorëve, puseta të këtij lloji janë të shumta në këtë fshat, pasi aty veprojnë kompani private të cilët në mënyrë ilegale gërmojnë për të nxjerr thëngjill. Në vendin e ngjarjes kishte shkuar edhe policia dhe pjesëtarët e FSK-së. Në orët e vona trupi i tij i pajetë është nxjerrë nga pjesëtarët e FSK-së, transmetn KTV .
Jetmir Krasniqi, 17-vjeç nga fshati Zhilivodë, komuna e Vushtrrisë, ka humbur jetën në këtë puset të thellë rreth 8 metra.
Ai nuk arriti të shijonte më shumë se një ditë të shtatëmbëdhjetat, që i kishte mbushur vetëm një ditë më parë.
Disa bashkëmoshatarë të tij, kanë treguar se bashkë me Jetmirin po ruanin bagëtinë, por nga vapa e madhe shoku i tyre kishte vendosur të hidhej në ujë për tu freskuar.
E që doli të ishte fatale për të, pasi që ai i gjallë nuk do të dilte nga aty.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia rajonale e Vushtrrisë, të cilët shpjegojnë rastin.
Në ndihmë atyre u erdhën edhe njësitet zhytëse nga Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Këta të fundin kryen punën e tyre, megjithëse nuk arritën ta nxjerrin të gjallë Jetmirin.
Sipas banorëve të kësaj ane, puseta të këtij lloji janë të shumta në këtë fshat, pasi aty veprojnë kompani private të cilët në mënyrë ilegale gërmojnë për të nxjerr thëngjill./Indeksonline/