E Diel, 1 Nëntor 2026

Policët serbë nuk duan trajnim

 Transformimi i pjesëtarëve të MUP-it serbë në Policinë e Kosovës, duket se do të jetë një patate e nxehtë për të dy palët e inkuadruara në procesin negociues Prishtinën dhe Beogradin, shkruan Zëri.

Njëra palë kërkon që serbo-verioret që duhet të përfshihen në Policinë e Kosovës t’i trajnojë inspektorët kosovarë në shkollën e Vushtrrisë, ndërsa serbët insistojnë se për policinë serbe të veriut nuk ka nevojë trajnim, sepse “ata janë të trajnuar dhe të shkolluar për polici”. Madje nëse ka nevojë për ndonjë trajnim “provizor” atë ta bëjnë ndërkombëtarët, respektivisht EULEX-i.

Ministri i Rendit, Bajram Rexhepi, ndërkaq tha se për “Zëri”, se sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, strukturat paralele që duan të jenë në Policinë e Kosovës do të trajnohen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Ndërsa njeri nga liderët serb në veriun e Mitrovicës, Oliver Ivanoviq ka thënë se nuk është e nevojshme të trajnohen pjesëtarët e strukturave paralele, sepse ata janë të gjithë me përvojë “dhe me shkollë”.

Ndërsa përfaqësues të subjekteve politike, kërkojnë që trajnimi për të gjithë qytetarët e Kosovës për polici, duhet të jetë i njëjtë për të gjithë.

“Mirëpo, ende nuk është përcaktuar lista dhe nuk janë përcaktuar detalet”, ka thënë ai. Megjithatë ministri Rexhepi, ka thënë se trajnimi i tyre është paraparë të bëhet nga instruktorët e Policisë së Kosovës. “Trajnimi do të bëhet njëlloj sikur se ndodh me të gjitha ata që do të jenë pjesë e strukturës së Policisë së Kosovës”, ka thënë ministri Rexhepi./Zëri/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›