Komuna e Prishtinës, feston Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

Komuna e Prishtinës, Ditën Ndërkombëtare të Rinisë do ta festojë me aktivitete të ndryshme, me ç’rast edhe ka mbështetur një sërë aktivitetesh me një shumë të konsiderueshme.
Kështu, duke filluar nga ora 10:00, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, do të bëjë hapjen e Qendrës Rinore, dhe njohjen e Këshillit të Veprimit Rinor lokal. Këshill ky i cili, funksionon si organ i përfaqësimit rinor në Koumunën e Prishtinës.
Ndërkaq, në orën 12:00 në Taukbahqe do të zhvillohen aktivitete të ndryshme rinore. Ndryshe në këtë pjesë të Prishtinës, së shpejti pritet të përfundohet shtegu i atletikës, katër fusha të tenisit etj.
Ndryshe këtë vit, Komuna e Prishtinës, ka aprovuar edhe planin e veprimit rinor, i cili është i paraparë edhe me ligj/Indeksonline/