E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore ODIHR rrezoi teknologjine PS do detaje

Partia Socialiste ka bllokuar ditën e parë të punës së komisionit të reformës zgjedhore, një nga kërkesat kryesore të Komisionit Europian për dhënien e statusit kandidat, pas rimandatimit 3 javor nga ana e Kuvendit të Shqipërisë. Megjithëse pak kohë më parë bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri shprehu vullnetin për të ecur përpara me reformën zgjedhore, ishte pikërisht ai i cili braktisi mbledhjen pasi shprehu qëndrimet e tij të pandryshuara sa i takon numërimit elektronik dhe rimandatimi të ekspertëve. Duke folur për numërimin elektronik, bashkëhartuesi demokrat i kodit zgjedhor Oerd Bylykbashi deklaroi se dihet që ODIHR e ka rrëzuar përdorimin e kësaj teknologjie në zgjedhjet e ardhshme.
Një tjetër çështje për të cilën mazhoranca dhe opozita nuk gjetën një konsensus, ishte dhe nevoja e rimandatimit të ekspertëve.
Komisioni i reformës zgjedhore duhet të përfundojë implementimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, në ligjin e ri zgjedhor brenda datës 12 korrik, afat i përcaktuar nga Kuvendi për zgjatjen e mandatit të komisionit paralmentar të reformës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›