E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një 58-vjeçar mbytet në Plazhin e Currilave

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se Luan Qato, 58 vjeç, banues në këtë qytet, ka humbur jetën teksa ishte futur në det, me gjithë ndërhyrjen e plazhistëve të tjerë.

Sipas të njëjtave burime, ekspertët e policisë që kanë mbërritur në vendngjarje kanë nisur hetimet lidhur me rrethanat e saj.
     
Në plazhet e Durrësit kanë humbur jetën pesë persona që prej fillimit të këtij sezoni. /Start/

                                                                                             2011-07-13 13:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›