Burg për kërcënuesin e aktorit Shanaj

Gjykata e mbështeti vendimin e saj në tre akuza, për kryerjen e veprës penale të kanosjes, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake, si dhe prishje e rendit dhe qetësisë publike.
I pandehuri pranoi autorësinë e kanosjes, ndërkohë që Gjykata e Pogradecit e konsideroi 41-vjeçarin Hoxhallari si person të rrezikshëm. Po kjo Gjykatë ka specifikuar edhe arrestimin e tij ne flagrancë në fshatin Osnat, duke rrëzuar pretendimet për vetëdorëzimin e Hoxhallarit.
Pas marrjes ne shqyrtim të të gjitha versioneve, Gjykata ka dhënë vendimin e saj për lënien në burg të Adrian Hoxhallarit, i cili mbrëmjen e së dielës qëlloi me 8 plumba pistolete në drejtim të banesës së regjisorit Mevlan Shanaj, kur brenda në të ndodheshin gjithë anëtarët e familjes.
Ndërkohë, shkaqet e këtij veprimi të rrezikshëm kundër aktorit dhe regjisorit të njohur nuk janë zbardhur ende nga organet e drejtësisë.
Vetë aktori Shanaj këmbëngul në faktin se nuk ka pasur asnjë konflikt apo debat me komshinjtë e tij, ndërkohe që deklaron se çështjen ja ka lënë në dorë drejtësisë për ta zbardhur. /Start/
2011-07-13 15:15