Rama: Opozita jo dialog me dhunuesit e Kushtetutës
TIRANË- Lideri i opozitës Edia Rama, në një komunikim me gazetarët ka refuzuar thirrjen për dialog të bërë nga kryeministri Berisha pak ditë më parë, duke theksuar se nuk mund të ketë dialog, sipas tij me dhunuesit e Kushtetutës.
“Duam të bëjnë të qartë se ne refuzojmë cfarëdo farse të Saliut si dialog që do të tallet me popullin dhe ndërkombëtarët. Saliu është shkelësi i Kushtetutës. Me pushtetin e tij të vjedhur, që grabiti ditën për diell, në sytë e të gjithë shqiptarëve e nën hundën e ndërkombëtarëve, edhe zgjedhjet në Tiranë, që manipulon çdo gjyq të të korruptuarve të vet, që sulmon e kërcënon prokurorinë për çdo akuzë të ngritur mbi fakte të njohura botërisht, që burgos demonstrues opozitarë për gjuajtje me gurë e dekoron ata që vrasin demonstruesit me pushkë, që mbyll përditë shtigjet e lirisë së shprehjes në shtyp e në shoqëri, nuk ka, sot për sot, asnjë lloj dialogu të mundshëm”,- deklaroi Rama.
Kreu i PS ka kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë që ata të pranojnë se janë shkelur standardet dhe vetëm pas kësaj opozita do të punojë për një kurs të ri integrimi.
“Për të mundësuar një dialog serioz në kushtet kur qeveria ka vjedhur haptaz opozitën, duhet fillimisht të pranohet publikisht se ajo që ndodhi me zgjedhjet e 8 majit në Tiranë ishte jashtë çdo standardi demokratik ndërkombëtar dhe si e tillë nuk duhet të përsëritet më kurrë. Sigurisht këtë nuk presim ta dëgjojmë nga Saliu, po nga miqtë e partnerët ndërkombëtarë, të cilët në sytë tanë përfaqësojnë botën e ëndërruar ku zgjedhjet nuk vidhen, ku gjykatat nuk dhunojnë barazinë para ligjit, ku media nuk përdhunohet, ku opozita nuk trajtohet si armik i brendshëm i vendit. ”,- nënvizoi Rama.
Ndërkohë Rama i mëshoi faktit se ndërkombëtarët duhet të pranojnë padrejtësinë që është bërë, pastaj opozita do të rishikojë cështjen e dialogut.
“Këtë nuk presim ta dëgjojmë nga Saliu por partnerët. Vetëm pastaj mund të flitet jo thjesht për dialog, por paketë reformash e garancish, të cilat adresojnë aspiratën e qytetarëve dhe prioritet e përcaktuara nga BE. Këtë nuk e garanton Saliu por ndërkombëtarët, që duhet ta kuptojnë se në Tiranë nuk u vodh vetëm opozita, por edhe BE, SHBA dhe OSBE”,- u shpreh lideri socialist.
Në fund të fjalës së tij lideri i PS, duke e akuzuar si vjedhës së zgjedhjeve të 8 majit në vend, i është drejtuar me një sms kryeministrit të vendit:- ‘Në gjurmët e vjedhjes së zgjedhjeve në Tiranë do të gjesh shpejt fundin e pashmangshëm të pushtetit tënd".
(e.m/BalkanWeb)