E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasje e dyfishte ne Kallmet

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Kallmet të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur për çështje pronësie. Viktimat janë Pjetër Pjetri dhe Preng Bunga, ndërkohe që policia ka arrestuar dhe 21 vjeçarin Ylli Bunga. Policia ka marre në mbrojtje dy familjet.

Ngjarja u shënua në fshatin Kallmet i vogël mbrëmjen e të martës rreth orës 20, ndërsa viktimat janë komshinj me njëri- tjetrin. Sipas burimeve policore viktimat kanë debatuar me njëri - tjetrin për një rrugë që ndodhej mes shtëpive të tyre, gjë e cila ka çuar në përdorimin e armëve.

Nga hetimet e para ka rezultuar se pas debatit me komshiun e tij, Pjetër Pjetri ka marrë një armë gjahu dhe ka qëlluar në drejtim të 47 vjeçarit Brunga duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa në mënyrë të menjëhershme ka reaguar edhe djali i viktimës Ylli Brunga 21 vjeç, që nga të dhënat e policisë ka qëlluar në drejtim të Pjetër Pjetrit duke e plagosur rëndë atë.

50 vjeçari Pjetri ka gjetur vdekjen gjatë transportimit për në spitalin ushtarak të Tiranës, ndërsa policia ka arrestuar 21 vjeçarin Ylli Brunga. Në vendngjarje janë gjetur edhe armët e përdorura në këtë krim.
.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›