E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje Berbatov tjeter

Dimitar Berbatov qendroi ne krye te listes se golashenuesve ne Premierlige te henen dhe ne nje menyre e percaktoi debatin gjeni ose deshtim qe e ka percjelle ate prej ardhjes ne Manchester United dy vite me pare.

Tifozet qe shpresonin se 30 milione funtet e shpenzuara per blerjen e Berbatovit nga Tottenham do te shpaguhen moren nje pergjigje pozitive te dielen kur sulmuesi bullgar realizoi het-trik ne fitoren 3-2 ndaj Liverpoolit ne Old Trafford te dielen.

Ai arriti ne kuoten e gjashte golave ne pese ndeshje ne Premierlige. Problemi i Berbatovit ka qene ne vleresimin e tij ne baze te golave dhe angazhimit te pergjithshem. Mirepo nuk ka renditje per levizje te mencura ose aftesi per te lexuar lojen dhe jane keto kualitete qe e karakterizojne bullgarin.

Tani ta shohim ne krye te listes se golashenuesve se bashku me mesfushorin e Chelseas Florent Malouda i hesht shume tifoze qe me nuk e quajne dembel kur ai nuk tregohet efektiv ne fushe.

Berbatov tashme eshte ne rruge per te mposhtur 12 golat e sezonit te kaluar dhe nente prej nje viti me pare. Edhe pse tani permbush kriteret e nje sulmuesi modern golat si ai i dyti me gershere jane te vecante.

Menaxheri i Liverpoolit Roy Hodgson e quajti ate gol levizje te nje gjeniu pasi Berbatov u be futbollisti i pare i Manchester Unitedit qe pas 64 viteve shenoi het-trik kunder klubit nga Anfield Road.

Dikur quhej edhe i zymte nga tabloidat britanik Berbatov ishte perplot buzeqeshje te dielen por me doze te larte te ruajtjes se perqendrimit. Nuk jam asgje i vecante tha Berbatov i cili me shkathtesite e tij zgjoi krahasime me ish idhullin e klubit Eric Cantona.

Do te kthehem ne shtepi per te luajtur me femijet e mi. Neser eshte nje dite tjeter ndersa te dielen e ardhshme kemi nje ndeshje tjeter. Kjo eshte e tera shtoi ai per MUTV.

Menaxheri Sir Alex Ferguson sikur kishte shikuar ne nje top te kristalte kur kishte parashikuar shume me teper nga Dimitar Berbatov kete sezon ndersa kapiteni Nemanja Vidic ka perkrahur sulmuesin te shkelqeje gjate ketij sezoni. Me aftesite e tij dhe golat qe shenon perfundimisht ai mund te jete futbollisti i vitit tha Vidic per BBC.

Berbatov spekulohej me largim nga klubi ne fund te sezonit te kaluar ndersa pas pensionimit nga futbolli nderkombetar ne maj ne drejtim te tij ishin bere shaka se ai tashme ka perfunduar karrieren edhe ne shkallen e klubeve.

Keto ngacmime duket se i kane sherbyer si paralajmerim per fillimin e furishem kete sezon. Ka qene ndoshta ndeshja ime me e mire per Manchester Unitedin dhe nuk dua te jete e fundit andaj do te vazhdoj te punoj me shprese se do te permiresohem edhe me teper theksoi Berbatov i cili nese duhet te kete nje perkujtim se sa shpejt nje gjeni mund te shnderrohet ne i padobishem si sulmuesi i Liverpoolit Fernando Torres qe eshte duke shijuar fundin e pjeses se gabuar te spektrit pas fillimit te dobet te sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›