E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneret i rezistojne krizes

Per dallim nga kategorite me te uleta klubet e ligave me te forta evropiane tregojne durim me te madh ndaj trajnereve te tyre. Edhe pse sezoni eshte ende ne fazen fillestare ndersa ne Ligen e Kampioneve eshte zhvilluar vetem xhiroja e pare disa klube te medha tashme gjenden ne probleme te thella.

Disa prej skuadrave qe para fillimit te sezonit konsideroheshin si konkurrente per titull ne kete fillim te edicionit nuk jane duke permbushur parashikimet e madje qendrojne ne fund te tabeles.

Drama me e madhe eshte ne Bundesligen gjermane. Finalisti i edicionit te kaluar i Liges se Kampioneve Bayern Munich eshte i nenti me vetem nje fitore nga kater xhiro. Werder Bremen gjendet ne poziten e 11-te ndersa Schalke - qe kete vit ka investuar shume ne ekip me blerjen e sulmuesve Raul dhe Huntelaar - eshte ne vendin e fundit te 18-in me kater humbje.

Mirepo ai qe i ben keto klube edhe me te medha eshte besimi ku pavaresisht periudhes se krizes ende nuk behet fjale per ndryshime ne stafin teknik. Edhe skuadrat franceze dhe ato italiane qe marrin pjese ne Ligen e Kampioneve nuk qendrojne aq mire.

Kampioni aktual i Evropes Inter pas tri xhirove ne Serie A ndan poziten e pare me Cesenen ndersa rivali i qytetit Milan gjendet ne vendin e nente. Nenkampioni i vitit te kaluar Roma eshte i 17-ti me vetem dy pike.

Kampioni aktual i Frances Olympique Marseille ka probleme te medha ne lige dhe renditet i teti ndersa ne Ligen e Kampioneve jane mposhtur ne shtepi nga Spartaku i Moskes.

Cka te themi per Lyon dhe Auxerre Pas gjashte xhirove Lyon gjendet ne poziten e 17-te ndersa Auxerre i parafundit 19 pa fitore. Ne Spanje Valencia kryeson ndersa Real Madridi eshte i treti.

Barcelona qendron ne poziten e gjashte me tri pike me pak se lideri Valencia pas humbjes se papritur ne shtepi nga Hercules me rezultat 2-0 ne xhiron e dyte.

Anglezet jane me bindes kater perfaqesuesit e tyre ne Ligen e Kampioneve jane ne mesin e pese kryesuesve ne Premierlige. Chelsea eshte lider me bilanc te qindperqindte nga pese ndeshje Arsenal dhe Manchester United ndajne pozitat dy dhe tre ndersa Tottenhami me pike te barabarta gjendet prapa Manchester Cityt ne vendin e peste. Nga skuadrat e medha me se keqi qendron Liverpool qe renditet i 16-ti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›