E Diel, 1 Nëntor 2026

Melo i lumtur me perkrahjen

Mesfushori i Juventusit Felipe Melo eshte i lumtur me perkrahjen e tifozeve te klubit pas veshtiresive te medha ne vitin e tij te pare ne Torino. Reprezentuesi brazilian eshte lavderuar per lojerat e tij nga trajneri Gigi Del Neri pas paraqitjeve te dobeta ne sezonin e kaluar.

Kemi arritur fitoren e pare kete sezon ne Serie A por tifozet me kane perkrahur edhe pas humbjes ne Bari dhe dy barazimeve te kaluara. Jam shume i lumtur me perkrahjen e tyre. Kjo ka rendesi te madhe per mua sepse nuk kam marre duartrokitje te tilla dhe respekt nga tifozet e mi. Ne Itali shumecka eshte thene ne gazeta rreth marredhenieve te mia me tifozet. Eshte mekat ajo qe kam lexuar ne disa te perditshme braziliane qe kane shkruar se jam vershellyer dhe kjo me ka hidheruar tha Melo per te perditshmen sportive italiane Tuttosport.

Trajneri i ka dhene ekipit nje injeksion te besimit dhe po ashtu gjate veres kane ardhur perforcime te rendesishme. Kemi bere ndryshim te madh ne mentalitet dhe mendoj se kete sezon do te arrijme te paraqitemi me mire se ne ate te kaluarin perfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›