Një Brazil i fuqishëm në Botërorin 2014

Por, Menezes është optimist se ekipi i tij do të jetë në formën më të mirë për Botërorin 2014 ku janë nikoqir dhe thotë se rikthimi do të fillojë në Lojërat Olimpike në Londër.
“Më 2012 do të kemi më tepër definicione, shenja të punës së deritashme. Kjo do t’i le tifozët më të sigurt rreth parashikimeve të tyre për ekipin Kombëtar. Ata mund të vazhdojnë të kenë besim në punën tonë pasi do të kemi një skuadër të fuqishme për Lojërat Olimpike në Londër” tha Menezes për mediet braziliane.
“Pas kësaj, do të përqendrohemi në Kampionatin botëror me një grup punues të definuar mirë. Do të jetë e mundshme përcjellja e sërishme e Brazilit kundër ekipeve të mëdha me mundësi të barabarta për fitore” u shpreh ai duke refuzuar të komentojë shanset e ekipit për të fituar titullin më 2014.
“Ne duhet të formojmë një skuadër të mirë, të aftë për të luftuar për medalje në Olimpiadë. E dimë si është futbolli. Kërkohet shumë punë për të arritur diçka” përfundoi ai.