E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet një anëtar i parlamentit afgan

Një sulm vetëvrasës me bombë shkaktoi 19 të vdekur dhe plagosi dhjetëra të tjerë, gjatë zhvillimit të një funerali në Afganistanin verior.

Midis viktimave ishte edhe një anëtar i parlamentit, Abdul Mutaleb Baik, i cili mendohet se ishte një ish-komandant i Aleancës Veriore.

Nuk ka pasur ende marrje të përgjegjësisë për sulmin e ndodhur në qytetin Talakan, kryeqendra e provincës Takhar. Kjo ngjarje ndodh pas sulmit tjetër vetëvrasës me bombë të shtatorit, i cili vrau Burhanudin Rabbanin, kryenegociatorin e qeverisë afgane me talebanët.

Gjatë vitit 2011 ka pasur disa sulme ndaj zyrtarëve të lartë afganë.

Gjenerali amerikan George Allen, komandanti i forcave të koalicionit të NATO-s në Afganistan, i cilësoi sulmuesit si “burracakë”. Ai i tha gazetarëve se sulmi vuri në shënjestër pa mëshirë familjarë dhe miq, “të cilët ishin mbledhur për të vajtuar një person të dashur për ta.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›