Ia zbusin dënimin, nga vrasje me gurë në varje me litar!

Një femër në Iran, e cila ishte dënuar me goditje me gurë deri në vdekje, do të varet. Ky qëndrim i Iranit vjen pasi në mbarë botën pati zemërim ndaj këtij vendimi. Dhe për ta zbutur situatën, Irani mendon një tjetër zgjidhje.
Pas reagimit ndërkombëtar, Irani vendosi që të pezullojë planet për goditjen me gurë. Por tani ka shpallur se do e varë atë.
Sakineh Muhamedi Ashtiani është dënuar me 10 vjet burg, nën akuzat për vrasjen e të shoqit dhe me vdekje për tradhti.
Ashtiani kishte vuajtur nga duart e të shoqit, që e rrihte atë barbarisht. Avokati i saj tha se i shoqi ishte një person me varësi prej drogës.
Ashtiani ishte dënuar edhe me 99 goditje me kamxhik, dënim të cilin e ka kryer.