E Diel, 1 Nëntor 2026

Një Fuçi 100$ ? Bota dhe Shqipëria

Ekonomistët janë të habitur se sa pak dëme u ka shkaktuar çmimi i lartë i arit të zi amerikanëve dhe ekonomisë amerikane deri me tani. Duke filluar nga 1999 çmimet janë rritur tashmë me afro 300 përqind, megjithatë pothuajse të gjitha rajonet e botës kanë mundur ta menaxhojnë mirë këtë situatë. Kjo është në një kontradiktë të pashembullt me atë çka i ka shkaktuar ekonomisë kriza e naftës në vitet 70 dhe 80.

Çfarë do të ndodhte nëse çmimi për nje fuçi nafte do ta kalonte cakun e rëndësishëm psikologjik atë te 100 dollarshit? Përgjigja do të ndryshonte nga rajoni në rajon ku pasojat e parashikuara do të ndikonin për më keq në rajonin aziatik në kundërshtim me rajonin e Evropës ku pasojat do të ishin me pak të këqija. Padyshim që çmimet e produkteve të naftës do të rëndonin kudo përderisa bëhet fjalë për mëse 30 perqind më shumë sesa niveli aktual.
Kriza e Lindjes së Afërt dhe Stina e Uraganeve
A do të shtrëngoheshim nese do të duhej të paguanim çmimin e naftës kur të arrinte 100$ fuçia? Duke u nisur nga konfliktet e tërbuara të Lindjes së Afërt dhe fakti se stina e uraganeve në Shtetet e Bashkuara në Gusht dhe Shtator arrijnë kulmin, duket se arritja e këtij kufiri tre-përbërës nuk mund të quhet e pavend. Dhe si gjithmonë do të ndikoje dhe ana psikologjike, kur diku në botë gjerat shkojnë keq njerezit do te mendojnë akoma me tepër se kjo situatë e keqe do te vazhdojë për një kohë të gjatë dhe kjo do ti zvarriste akoma me lart çmimet e produkteve të naftës.

Nese per shembull per shkak te luftimeve ne Lindjen Aferme furnizimet e naftes qe vijne nga rajoni Persian ne nje fare menyre do te pakesoheshin kjo do te shkaktonte me siguri nje rritje te çmimit ne mbi 100$ per fuçi. Nje seri e dyte uraganesh qe do ti demtonte rende rafinerite dhe njesite prodhuese te naftes ne brigjet amerikane mund te çonte edhe kjo ne nje rritje te fort te cmimit.

Saad Rahim, nje ekspert amerikan ne Washington per energjine cileson se nese perseritet nje fatkeqesi si ajo e vitit te kaluar dhe me pas nje menaxhim jo i mire i rafinerive te permbytura nga ujerat shkaktuar nga uraganet, atehere çmimi mund te shtrenjtohej ne mbi 100$ per fuçi. Dhe pikerisht konsorciume te medha nafte si BP, Chevron ose Exxon Mobil kane pajisjet e tyre kudo ne keto zona te prekura vitin e kaluar. Megjithate Rahim pranon se tregjet amerikane munden ta perballonin renien e vitit te kaluar edhe pse me disa ngritje te vogla çmimesh.

Kerkesa rritet dhe vetem rritet

Por ka nje ndryshim rrenjesor midis krizes se viteve 70-80 dhe asaj se sotmes, ndersa e para ishte e kushtezuar nga shtigje e ngushta te furnizimeve kjo e sotmja anon me shume nga kerkesa e madhe per te. Tregje kollufitese si Kina apo edhe vende te tjera aziatike si dhe lindja e afert luajne tashme vete nje rol si konsumatore te medhenj te energjise.
Pse? Tashme fabrikat ne Azi punojne jashte mase per te pajisur boten me mallra. Fale rritjes se te ardhurave njerezit gjithnje e me shume mund te arrijne te blejne makina dhe mjete te tjera transporti edhe me te renda si Toyota, GM dhe te tjera. Kjo tendence do te nxitej edhe nga qeverite te cilat nxitojne te kujdesen per ndertimin e autostradave te nevojshme.
Shume vende ne zhvillim po shenojne nje rritje te shpejte te kerkese per aparate kondicioneresh te cilat kane nevoje per energji dhe kete do ta mbulojne lende djegese te veçanta. Njekohesisht konsumi i benzines ne Shtetet e Bashkuara eshte rritur çuditerish fort edhe pse cmimi ka shkuar 3 dollare per gallon gje e cila i ka terbuar fare amerikanet.

Ekonomia amerikane do te dobesohej akoma me tej...

A do te bente ndonje ndryshim çmimi 100$ per fuçi? Pergjigja eshte nje `po` e kujdesshme. Çmimet ne ngritje te energjise deri me tani nuk e kane renduar fort ekonomine amerikane dhe kjo fale rritjes se efiçences ne perdorimin e saj keto dy dhjetvjeçaret e fundit. Per gjithsesi kostoja e energjise se PFC Energy do te ulte fitimin e saj me afro 5% nga 8% qe ka qene ne krizen e fundit ne vitet 80.
Por ka gjithmone hapesire levizjeje per lart te çmimit para se njerezit te shtrengojne rripin thote Rahim. Sipas mendimit te tij çmimi 100$ per fuçi mund te paraqiste piken ku te vinte reaksioni i gjere shkaktuar nga kerkesa. Por edhe ky reaksion ndoshta nuk do te ndodhte pasi kultura e shkujdesur e shofereve amerikane qe nder vite jetojne me moton ``qejf o qejf ``i ka ushqyer ata me nje status ndryshe ne jeten e tyre te perditshme ndryshe nga shoferet franceze per shembull qe do te ngriheshin ne greve edhe per gjene me te vogel.
Fuçia prej 100$ do çonte ne rritje te çmimit te benzines deri ne 5$ per gallon ne Shtetet e Bashkuara. Nese nje çmim i tille do te arrinte papritur atehere ky nivel do kontribonte ne ngadalesimin e ekonomise amerikane me simptoma te tilla si zvarritje te xhiros se tregtise me pakice dhe nje smbrapsje e shitjeve te prodhimit. Njerezit me nje buxhet me te ngushte do te harxhoheshin me teper me kete rritje te metejshme çmimi prej dy dollaresh per gallon keshtu qe ne vend te shetitjeve me makine do te investonin ne shtepite e tyre dhe do te masnin mire harxhimet e tyre.

Evropa do ta menaxhonte mire situaten e naftes se shtrenjte...

Ne koninentin e vjeter çmimi 100$ per fuçi do te ndikonte ndryshe. Evropa me shume mundesi do te ishte me e mbrojtura nga rritja e çmimit. Vetem Euro-ja e forte do ta rrgullonte situaten e rritjes se çmimit ne masen e duhur sepse nafta shitet ne dollar dhe me nje Euro te forte mund te blesh me shume dollare dhe rrjedhimisht edhe me shume nafte. Perveç kesaj industrite nacionale europiane si ajo gjermane e perdorin me shume efiçense energjine, edhe me shume efiçense se Shtetet e Bashkuara. Pervec kesaj nje pjese te madhe te konsumit te energjise ne Evrope e ze gazi natyror dhe energjia atomike dhe per keto ka kontrata afatgjata qe synojne nje zbutje te lekundjeve te forta te cmimeve te naftes.
Me tej taksat mbi lendet djegese sidomos te benzines ne Europe jane shume te larta saqe konsumatori nuk e ndjen dhe aq shume ngritjen e cmimit te naftes bruto se sa konsumatori ne Shtetet e Bashkuara.
Rusia, furnizuesja e madhe per naften e Europes me ane te ndermarrjeve si Gazprom dhe Rosneft, do te bente nje figure te shkelqyer nderkohe, sipas vleresimit te Peter Ëestin, shef ekonomie ne MDM Bank ne Moske. Keshtu ekonomia ruse me ngritjen e çmimit deri ne 100$ per fuçi, do te mund te rritej me afro 9% nga 6% qe pritej.

India do te vuante ndersa Japonia eshte me mire e mbrojtur...

Ne rastin e Azise ndikimet do ishin te perziera. Vende si Tailanda, Malajzia, Indonezia dhe India fabrikat e te cilave jane konsumues joefiçente te energjise me shume mundesi do ta vuanin me eger situaten, megjithate rritja e madhe e ekonomise se ketyre vendeve do te mund te vepronte si nje zbutes deri diku.
Ne Indi per shembull çmimi i nje fuçie nafte prej 90$ do ta conte 2005 ne nje dobesim te rritjes ekonomike nga 8.4% ne 6.3% thekson Subir Gokarn, shef kabineti ne institutin e statistikave ne Neë Delhi. Krahas asaj do te kishte nje inflacion prej 10.3% dhe nje bilanc negativ pagesash prej 10.8%. Gokarn do ti klasifikonte pasojat si ``te rendesishme, por jo dramatike``.
Japonia njihet vertet si shume e forte ndaj importit te Naftes dhe kjo per meriten qe ajo ka si shteti me perdorimin me efiçent ne bote te arit te zi. Kjo ndodh fale investimeve te jashtezakonshme te tre dhjet-vjeçareve te fundit. Japonia gjithashtu perdor ne mase te madhe gazin natyror çmimi i te cilit eshte i kontrolluar nga shteti. Keto arsye dhe Jeni i forte japonez kujdesen mire per nje mbrojtje te sigurte te konsumatorit japonez.
Ekonomia boterore do te vazhdoje me tej
Koreja e Jugut, nje tjeter importues i madh nafte, ne kundershtim me shtetet e tjera mendohet qe nje rritje e forte e çmimit te naftes te ndikonte negativisht vetem ne ca dege te ekonomise dhe kryesisht ne ate te prodhimit te automobilave. Deri me tani çmimet e larta kane pasur vetem ndikime marxhinale thekson Han Ki Ju, drejtues ne Institutin e ekonomise industriale dhe teknollogjike. Duke konsideruar marzhet e vogla qe prekin edhe deget e tjera nderkombetare te prodhimit te automobilave, ky sektor do te jete vazhdimisht i ndjeshem ne nje rritje te metejshme te çmimit te naftes.
Me se fundi Kina qe futet te shtetet qe kane efiçensen me te dobet ne perdorimin e energjise. Ekonomia kineze do te ndjente barren e rende por megjithate çmimet e larta te produkteve te naftes nuk jane me rrezik te larte per te. Pergjegjesit politike jane te merakosur me shume me ndonje rrezik te nxehte konjuktural dhe nje smbrapsje e mundshme e kerkeses ndaj produkteve kineze nga ana e Shteteve te Bashkuara.
Ne fund te fundit ekonomia globale zhvillohet, pra nuk varet shume nga çmimi i naftes. Vetem duke marre ne konsiderate rrezikun e nje lekundjeje ne çmim Banka Aziatike per Zhvillim parashikon per vendet e rajonit nje rritje me 7.5% per kete vit dhe 6.9% per vitin tjeter. Europa ne te kunderten sipas parashikimeve te OECD do te kishte nje rritje prej 3.8% per 2006 dhe 4.2% per 2007. Nje çmim 100$ per fuci tingellon vertet frikshem por megjithate ekonomia boterore do te ece perpara.

Ne vendin tone...

Ritmet e rritjes se çmimit te naftes dhe produkteve te saj sigurisht qe do te ishin pak a shume te njejta edhe per Shqiperine. Transporti si ne çdo vend eshte nje domosdoshmeri e pashmangshme por gjithsesi vihet re nje shtrengim rrypash si nga konsumatoret e thjeshte ashtu edhe nga shoferet e transportit te mallrave. Restorantit turk gjate rruges se Ndroqit per ne Plepa i ka rene xhiroja. Pronari shprehet se me pare kur nafta ishte me e lire shoferet do te hanin nje darke te bollshme ne restorantin e tij ndersa sot shume te rralle jane drejtuesit e automjeteve qe do te ndalonin per te ngrene.
Nderkohe pothuajse te gjitha linjat e transportit interurban kane rritur çmimet e biletave dhe normalisht qe do te vazhdojne ti rrisin nese fucia shkon 100$. Ndikim shume negativ do te kishte ne ekonomine tone nese furnizimi me energji do te mungonte pasi dihet shpenzimi qe do te kete çdo biznes kur ve ne pune gjeneratorin.
Por gjithsesi ekonomia jone eshte ne rritje dhe ka vend edhe per te permisuar situaten. Mund te marrim si shembull Rusine duke menaxhuar mire naften e ARMO-s ashtu siç menaxhohet nga Gazprom dhe Rosneft. Nje politike e zgjuar çmimesh te naftes sone nga njera ane do te ndihmonte edhe fermeret dhe peshkimin duke jua shitur lire, nga ana tjeter do te rriste te ardhurat e ARMO-s dhe rrjedhimisht te buxhetit te shtetit duke ua shitur me cmimin e tregut biznesit dhe firmave exportuese.

Ndersa qeveria duhet te marre shembull Gjermanine duke synuar perdorimin e sa me shume te gazit natyror me ane te politikave te saj si tek konsumatoret ashtu edhe per biznesin. Eshte ende heret te pretendojme qe qeveria jone te perkujdeset per kontrata afatgjata ne blerjen e gazit natyror qe mbrojne konsumatorin dhe biznesin nga luhatjet e cmimit te naftes por te pakten te shpresojme ne nje zbutje te vazhdueshme te situates energjitike sic edhe ka filluar kohet e fundit ne vendin tone.
Nje rritje cmimi deri ne 100$ per fuci ne vendin tone do te rendonte me shume xhepat e konsumatoreve, pasi bizneset njihen per marzhin ende te larte te fitimit te tyre. E ritheksoj se e keqja ne vendin tone ka lidhje me situaten energjitike ku shqipetareve do tu rendohen xhepat ne blerje e cdo malli dhe sherbimi; nje lavazh makinash sot e lan makinen per 300 Leke kur pompa e ujit punon me korent dhe 400 Leke kur pompa e ujit punon me gjenerator, po kur fucia te shkoje 100$ sa do te kushtoje nje larje makine?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›