Një Gërdec në Kongo, mbi 200 të vdekur
Share
Më shumë se 200 persona kanë gjetur vdekjen nga një shpërthim në një depo armësh në Kongo. Shpërthimi i ndodhur në kryeqytetiBrazzavilleka lënë të dëmtuar edhe qindra persona të tjerë.
Shpërthimi ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe ka vazhduar gjatë gjithë ditës, për shkak të municioneve të shumta në depo. BBC thotë se shpërthimi është dëgjuar disa kilometra larg. Në kryeqytetin e Kongos vazhdon që të mbretërojë paniku dhe frika, ndërsa pamjet dhe ngjarjet të kujtojnë ngjarjen e ndodhur në Gërdec, pikërisht në të njëtën periudhë, ku humbën jetën 26 persona.