Lukashenko: Më mirë diktator, sesa homoseksual
Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko ka sulmuar Bashkimin Evropian për shkak të zgjerimit të sanksioneve ndaj vendit të tij.
Ai ka vënë në qendër të kritikës ministrat e Jashtëm të Polonisë, Radoslav Sikorskin dhe atë të Gjermanisë Guido Westervelle.
Për Wetservellen, i cili pranon publikisht se është homoseksual, Lukashenko ka thënë: Sa për të dytin që po këlthet ndaj një diktature Duke e dëgjuar atë, mendova me vete, më mirë të jesh diktator sesa homoseksual, transmeton REL.
Lukashenko po ashtu ka shprehur besimin se Bjellorusisë do ti lejohet organizimi i Kampionatit Botëror të Hokejit në vitin 2014, pavarësisht sanksioneve.
Pas zgjerimit të sanksioneve më 27 shkurt, Minski ka kërkuar nga ambasadori i BE-së dhe ai i Polonisë që ta lëshojnë Bjellorusinë.
BE është kundërpërgjigjur duke tërhequr të gjithë amabasadorët e 27 vendeve anëtare.