E Diel, 1 Nëntor 2026

Një anije “fantazmë” po lundron drejt Kanadasë

Një anije fantazmë po lundron drejt Kanadasë. Kështu raportojnë mediat në mbarë botën për një anije, që prej më shumë se 1 vit lundron nëpër det dhe të gjithë e mendonin të fundosur.

Bëhet fjalë për një anije japoneze, që arriti t’i shpëtojë cunamit të 11 marsit të vitit të kaluar dhe tashmë është pikasur nga një aeroplan i forcave kanadeze të mbrojtjes.

Tani anija ndodhet rreth 120 milje larg ishujve Mbretëresha Karlote, pranë kepit Seint James, brigjet e Kanadasë. Në bordin e saj nuk ka asnjeri, e megjithatë anija ka lundruar për më shumë se 10 mijë km distancë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›