Obama vizitoi kufirin mes dy Koreve

Obama, i cili ka mbërritur në Seul në kuadrin e një samiti për siguri, vëzhgoi kufirin e Koresë së Veriut nga një pikë vëzhgimi, vetëm disa kilometra larg vijës ndarëse.
Më parë, Washingtoni ka shprehur shqetësim për lëshimin e raketës që do të behët në prill. Raketa, e cila mund të përdoret edhe për qëllime ushtarake, do të bartë një satelit në hapësirë, në ditën e 100-vjetorit të lindjes së liderit të parë komunist të vendit, Kim Il-Sung.
Konferenca e sigurisë në Seul do të bashkojë më shumë se 50 liderë shtetesh, ndërsa çështjet kryesore që do të bisedohen lidhen me sigurinë e ruajtjes së armëve bërthamore dhe mundësisë që ato të bien në duart e grupimeve të terrorizmit.
Vizita e Obamës në kufirin midis Koreve ishte e para e një president amerikan, që nga koha e Bill Clinton. Ai tha se “trupat amerikane që shërbejnë në këtë vend janë duke mbrojtur lirinë e një populli mik”.