Sarkozy qeras, por nuk paguan

Episodi i sikletshëm ndodhi kur presidenti francez vizitoi Villetelle, një fshat i vogël në rajonin qendror Kreuse, ndërsa ai po bënte fushatë për rizgjedhjen e tij.
Duke hyrë në barin kryesor të fshatit, Sarkozy kishte thënë “Është radha ime!” dhe kishte porositur gjashtë kafe, që kushtonin 6 euro e 60 cent.
“Është një vend shumë i bukur, mbase ne vendosemi këtu”, i kish thënë Sarkozy pronarit të lokalit. Më pas, ai kishte përmendur se si kishte ulur tatimet e kafeneve rurale, duke lehtësuar jetën e tyre.
“Kjo tregon se Sarkozy është e kundërta e njeriut popullor”, tha një banor i fshatit.
Mediat shkruajnë se ai ka dashur të imitojë Presidentin amerikan, Barack Obama, i cili porosit dhe paguan për stafin e tij gjatë udhëtimeve të punës nëpër SHBA.
Një zëdhënës i presidencës franceze tha se mospagimi i faturës ishte një “pavëmendje” që do të korrigjohet.