E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpenzon 1 milion dollarë për një model të vogël të statujës së lirisë

Nju Jork, 15 tetor NOA - Një ndërmarrës në Nju Jork, Leonard Stern, ka blerë një pjesë të rrallë mbi modelin që arkitekti francez Frederc-Auguste Bartholdi ka realizuar statujën e lirisë.
Kjo statujë, e lartë rreth 2 metër e gjysmë, është shitur për një çmim prej 1 milion dollarësh.
E vogla "statujë e lirisë" është prezantuar ditën e djeshme në Manhattan, rreth 10 kilometër nga ishulli që ka mban statujën e vërtetë, e cila është e gjatë 46 metër.
Teknologjitë e reja kanë bërë të mundur prodhimin e modeleve të bronzta dhe kjo me qëllim që të mos prishet ai origjinal.
Bëhet fjalë për prodhim e vetëm në SHBA.
Pronari i këtij modeli, Stern, është president i Hartz group, që përfshin aktivitetin editoriali dhe imobiliar.
Ndërmarrësi ka deklaruar se vëzhgimi i kësaj statuje çdo ditë e bën atë të "ndihet i pasur".
r.b/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›