Shtohen perpjekjet diplomatike para manovrave te perbashketa luftarake te Shteteve te Bashkuara me Korene e Jugut

Shtetet e Bashkuara dhe koreja e Jugut vazhdojne pergatitjet per manovvrat ushtarake ne Detin e Verdhe megjithe paralajmerimet nga Koreja e Veriut. Korrespondenti i Zerit te Amerikes ne Shtepine e Bardhe Kent Klain na informon nga Uashingtoni se diplomatet kineze po perpiqen te ulin tensionet ne rajon pas goditjes me artileri te Korese se Veriut ne nje ishull te Korese se Jugut.
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut do te fillojne sot manovrat luftarake te planifikuara prej kohesh ne te cilat do te marri pjese edhe aeroplanmbajtesja me energji berthamore USS Xhorxh Uashington.
Manovrat zhvillohen ne me pak se nje jave pas bombardimit me artileri nga Koreja e Veriut te ishullit te vogel Jonpiong te Korese se Jugut ku mbeten te vrare dy civile dhe dy marinsa. Dje Koreja e Veriut akuzoi Jugun se perdori civilet si mburoja njerezore ne ishull.
Media shteterore e Korese se Veriut e karakterizoi manovrat ushtarake si provokim me paramendim dhe paralajmeroi se ato po e cojne Gadishullin Korean ne prag te luftes. Ne nje deklarate tjeter agjencia zyrtare qendrore koreane e lajmeve te Phenianit tha se nese ka patur viktima civile nga goditja me artileri kjo eshte nje ngjarje per te ardhur keq.
Nderkaq Koreja e Jugut ka intensifikuar retoriken kunder Veriut. Ne ceremonine funebre per dy marinsat e vrare te transmetuar nga media ne gjithe vendin komandanti i marinsave gjeneral-lejtnanti Jo Nak Jun deklaroi se hakmarrja ndaj Veriut do te jete e nje mije fishte.
Ne perpjekje per te ulur tensionet Kina dergoi dje dy zyrtare te larte ne Seul per tu takuar me ministrin e Jashtem te Korese se Jugut. Agjencia koreanojugore e lajmeve Jonhap njoftoi se ata diskutuan sulmin e te martes dhe bisedimet nderkombetare per ti thene fund programeve berthamore te Korese se Veriut.
Ministri i Jashtem i Kines Jang Ji i i telefonoi homologut te tij rus Sergei Lavrov per konsultime. Gjithashtu Kina ka kritikuar manovrat ushtarake mes Shteteve te Bashkuara dhe Korese se Jugut. Pekini thote se eshte kunder cdo akti te njeaneshem ushtarak ne rajon pa lejen e tij.
Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barak Obama dhe udheheqesit e Japonise dhe Korese se Jugut i bene thirrje Kines te ushtroje influencen e saj ndaj Korese se Veriut per te zgjidhur konfliktin.
Shefi i Shtatmadhorise amerikane admirali Majk Mullen tha ne nje interviste me kanalin televiziv CNN se Kina si aleatja kryesore e Korese se Veriut rrezikohet po aq shume sa edhe vendet e tjera nese gjendja ne rajon destabilizohet. Admirali Mullen tha se Shtetet e Bashkuara po perpiqen te parandalojne qe incidenti te pershkallezohet dhe te marre permasat e nje konfliki me te rende.
Zyrtaret e Shteteve te Bashkuara e kane cilesuar goditjen me artileri si nje akt indinjues dhe shkelje te marreveshjes se armepushimit te vitit 1953 por kane thene se nuk besojne se Pheniani eshte i pergatitur per nje fushate te zgjeruar ushtarake.
Ne Seul rreth 70 ish anetare te forcave speciale protestuan kunder pergjigjes se dobet te qeverise sic e karakterizuan ata. Ata u perleshen me policine kunder trazitave perpara nderteses se Ministrise se Mbrojtjes duke goditur me shkopinj druri hehmetat e policise dhe duke sperkatur me solucion kunder zjarrit.
Presidenti i Korese se Jugut Li Mjung Bak zevendesoi te premten ministrin e Mbrojtjes.