E Diel, 1 Nëntor 2026

Një autobombë merr jetën e 6 ushtarëve italianë

Gjashtë ushtarë italianë janë vrarë në një sulm me bomba ndaj një karvani ushtarak në kryeqytetin afgan, Kabul. Sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme italiane, dy makinat në të cilat ndodheshin ushtarët, janë goditur nga një bombë që ka shpërthyer nga një tjetër makinë në afërsi të tyre, e cila me siguri ka qenë një makinë-bombë. Veç ushtarëve italianë kanë humbur men-jëherë jetën edhe rreth 10 civilë vendas dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Menjëherë pas sulmit, talebanët kanë marrë përgjegjësi-në për të. Shpërthimi vjen pas deklaratave të fundit të Presidentit Karzai, që ai është fi tuesi i zgjed-hjeve të fundit presidenciale dhe fi timtari ndaj rivalit të tij kryesor, ish-ministrit të Jashtëm, Abdulah Abdullah. Rezultati i këtyre zgjed-hjeve që janë zhvilluar në gusht nuk ka dalë ende, por Karzai nuk e diskuton se ai është fi tuesi i tyre. Por një pjesë e mirë e komunitetit ndërkombëtar janë të bindur që ato janë zhvilluar përmes shkeljesh të mëdha. Shpërthimi i djeshëm ka ndodhur në qendër të Kabulit dhe ka rritur ndjeshëm si numrin e ushtarëve të vrarë gjatë javëve të fundit, ashtu edhe atë të civilëve. Tashmë shpërthimet e bombave dhe atentatet janë shndërruar në një fenomen të përditshëm në Kabul dhe në pjesë të tjera të pasigurta të vendit. Veç të vrarëve edhe 4 ushtarë të tjerë italianë janë plagosur seriozisht. Shpërthimi ka qenë aq i madh, sa janë tronditur edhe godinat aty pranë. Dhe e gjithë zona është mbuluar nga një re e zezë pluhuri që është shpërndarë vetëm disa orë më pas. Vetëm në Kabul ka pasur gjatë këtij viti disa sulme me bomba. Në qendër të sulmeve kanë qenë edhe zyrat qendrore të NATO-s, në gusht në të cilat humbën jetën 40 persona. Por ky sulm i fundit mendohet të jetë më vdekjeprurësi i organizuar ndaj trupave të huaja në vend gjatë muajve të fundit. Të mërkurën u vranë edhe 3 ushtarë amerikanë. Në Afganistan ka gjithsej 3200 trupa italianë, pjesa më e madhe janë në Perëndim të vendit. Deri tani janë vrarë gjithsej 20 ushtarë italianë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›