SHBA heq dorë nga sistemi anti-raketë në Europën Lindore
Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka braktisur planet për ndërtimin e një mburoje anti-raketë në vendet e Europës Lindore, plan ky që paraardhësi i tij Bush e pati shumë për zemër dhe thuajse e realizoi. Në vend të kësaj mburoje, Obama ka premtuar ndërtimin e një sistemi të mirë që do të mbrojë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tij nga çdo kërcënim i mund-shëm që mund të vijë nga Irani. Përmes një njoftimi të shkurtër në lidhje me vendimin, Obama tha se po braktiste një plan që pritet të çtensionojë edhe marrëdhëniet me Moskën. "Mënyra më e mirë për të çuar përpara planet tona për sigurinë tonë dhe atë të aleatëve tanë është që të vendosim një sistem mbrojtës ndaj raketave, që i përgjigjet më mirë llojit të kërcënimit me të cilin përballemi dhe që përdor teknologji të cilat janë njëherazi të provuara dhe të efektshme", ka thënë Obama. Moska e ka mirëpritur menjëherë një vendim të tillë për të braktisur planet e ngritjes së sistemit, që i kishte acaruar shumë së fundmi marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës dhe që e kishte bërë shumë të vështirë bashkëpunimin mes këtyre dy vendeve për sa i përket zgjidhjes së çështjeve të Afgani-stanit, Iranit dhe kontrollit të armëve bërthamore. Por kri-tikët e një veprimi të tillë kanë nxituar që ta akuzojnë men-jëherë Shtëpinë e Bardhë për një qëndrim shumë të butë dhe për një gabim në këtë hap. Një plan i tillë kishte ngjallur edhe shpresën e kontratave gjigande te disa kompani amerikane që merren me çështjet e mbrojtjes. Për senatorin republikan, Mc-Cain, ish-kundërshtari i Obamës në fushatën zgjedhore, ky ishte një "hap i gabuar". Administrata e Bushit e kishte propozuar dhe mbështetur sistemin, nxitur nga shqetësimi se Irani po përpiqej që të zhvillonte armë bërthamore dhe mund të kishte mundësinë e lançimit të raketave të rrezes së mesme të veprimit. Kjo mburojë kishte për qëllim që të mbronte territore të caktuara nga çdo lloj lëshimi raketash si nga Irani, ash-tu dhe nga Koreja e Veriut. Rusia që në hapat e parë e konsideroi një hap të tillë si një kërcënim të qartë dhe të hapur ndaj saj dhe u shpreh kundër. Për sa i përket Çekisë dhe Polonisë, vendeve ku ishte parashikuar që të vendosej sistemi anti-raketë, ato kanë shprehur njëherazi mllef dhe lehtësim pas vendimit të fundit të Obamës, që refl ekton edhe dasitë e mëdha që kanë ekzistuar edhe më parë në lidhje me një plan të tillë. Shefi i NATO-s e konsideroi këtë lëvizje "një hap pozitiv", ndërsa analistët rusë e kanë ko-mentuar si pozitiv për sa i përket ardhmërisë së marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit. Ish-liderët e Republikës Çeke dhe Polonisë kanë deklaruar se një vendim i tillë i Obamës mund të nënkuptojë se Uashingtoni nuk e konsideron rajonin më si një zonë prioritare. Nga ana tjetër, qytetarët e thjeshtë në këto vende, ata që i janë kundërvënë që në fi llim dhe gjatë gjithë kohës një marrëveshjeje të tillë, janë shpre-hur të lehtësuar që një hap i tillë nuk do të ndërmerret më në tokën e tyre. "Është një fi tore e madhe për Republikën Çeke. Ne jemi të lumtur që do të jemi në gjendje të vazhdojmë të jetojmë në ven-din tonë të bukur pa praninë e ushtarëve të huaj", ka deklaruar një lider i të drejtave të njeriut të Çeki. Edhe për një sërë politika-nësh në pushtet ky ka qenë një lajm i shkëlqyer. Ndërkaq, parla-mentet e të dyja vendeve e kishin ratifi kuar vendimin e ndërtimit të kësaj mburoje në muajt e fundit të administratës së Bushit. Duke pasur parasysh situatën, Obama u ka telefonuar liderëve të të dyja vendeve për t‘i siguruar për vazhdimësinë e bashkëpunimit edhe në të ardhme, pavarësisht ndalimit të një projekti të caktuar, që nuk përbën aspak ndryshim në prioritetet e Amerikës. Braktisja e planit për mburojën është një "goditje" për disa liderë të vendeve që do të përfshiheshin në projekt, kjo pasi një projekt i tillë konsid-erohej si masë mbrojtëse ndaj Rusisë. Frika nga Moska ka qenë e përhershme në Poloni. Pikërisht 70 vjet më parë, në 17 shtator të vitit 1939, Polonia u sulmua nga Bashkimi Sovjetik në fi llim të Luftës II Botërore. Për sa i përket Obamës, ai ka përmbushur kështu edhe një premtim të muajve të parë të bërë në lidhje me rishikimin e programit. Një premtim të tillë ai ua bëri edhe rusëve gjatë takimit që pati me Presidentin Medvedev.