Daja në pankinën e Dinamos, premiera në Kupë kundër Skendërbeut

Ilir Daja është vetëm pak orë larg të qenit zyrtarisht trajneri i ri i Dinamos. Trajneri kampion me Elbasanit dhe tekniku më i mirë i sezonit të kaluar ka biseduar gjatë më drejtuesit dinamovitë, ndërkohë që sot ne oren 20.00 ne kompleksi "Tajvani" do të i hedhë edhe një sy të fundit detajve të fundit të kontratës së tij të re. Tekniku ende nuk e ka vendosur përfundimisht, por burimet nga klubi Dinamo pohojnë se me 100% ai do të jetë në pankinën e Dinamos në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë kundër Skënderbeut dhe të shtunën në kampionat kundër Flamurtarit.