Ban Ki Mun: I pavend krahasimi mes Kosovës dhe konfliktit në Gjeorgji
GJENEVE-Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, tha se është i pavend një krahasim mes Kosovës dhe konfliktit në Gjeorgji. Deklarata e tij u bë nga Gjeneva. Ban ki Moon përmendi paralelet që hiqen mes rajoneve separatiste të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë nënvizoi se barazime të tille nuk mund dhe nuk duhen të bëhen.
Me këtë deklaratë Ban Ki Mun, u bëri vërejtje disa qarqeve të cilat po përpiqen të tërheqin paralele mes Kosovës dhe Abkhazisë apo Osetisë,. Ai deklaroi qartë se këto janë dy çështje krejt ndryshe, që dallojnë nga aspekti politik dhe historik”.
(d.b/BalkanWeb)