E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli pret qindra nena, ne diten nderkombetare te tyre

Ne mjediset e Kryesise se Kuvendit si asnjehere me pare, kryetarja e Kuvendit priti e u takua me qindra nena, artiste te mirenjohura, kengetare, shkrimtare e mesuese me rastin e 9 Majit, Dites Nderkombetare te Nenes. Ne nje atmosfere krejtesisht te vecante e festive, kryetarja e Kuvendit iu percolli urimet me te mira nga zemra, nenave dhe femijeve te tyre, miqve me te vecante ne Kuvendin e Shqiperise. "Prehri i nenes eshte akademia me e madhe e botes. Une kete e besoj plotesisht. Femijet tane mendojne se ne jemi te forta, te hekurta, sepse ne nuk merzitemi kurre, nuk dorezohemi kurre. Sepse edhe kur qajme, edhe ku merzitemi, edhe kur qeshim ne themi: Do te vazhdojme perseri. Do te vazhdojme dhe do te vazhdojme", tha kryetarja e Kuvendit. Ajo nenvizoi se, gruaja edhe ne momentet me te veshtira, edhe kur qesh, edhe kur nuk qesh, edhe kur bashkeshortin e ka ne emigracion, edhe kur eshte nene me femije, ajo eshte timoniere. Nuk dorezohet kurre. Sipas saj, "burrat mund te jene te majte dhe te djathte, grate jane demokrate, demokrate dhe vetem demokrate".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›