E Diel, 1 Nëntor 2026

Udhetimi pa destinacion i te riut fierak

Eshte shnderruar ne nje maratone te gjate kerkimesh emisioni "Njerez te humbur" diten e premte per fatin e 34-vjecarit nga Fieri, Klodian Fejzullahu, i raportuar i humbur qe prej 2 nentori te vitit 1998. Pjesemarrja ne emision e pjesetareve te afert te familjes i ka dhene me shume ngjyrime emocionale dhe dhimbje trajtimit te historise se tij. Detaje te reja kane dale ne drite duke u afruar gjithnje e me shume drejt nje piste me te qarte per zbulimin e rrethanave te humbjes.

Por kush ishte Klodian Fejzullahu dhe si kane qene rrethanat e zhdukjes se tij? Te zhvilluara brenda erresires te neteve por dhe te informacioneve te munguara kerkimet mbulojne dhe vete ata qe kane drejtuar udhetimin drejt bregut, skafistet. Nje i tille ishte dhe Klodian Fejzullahu. Naten e 2 nentorit, Klodiani si cdo dite tjeter, i shoqeruar dhe nga shoku i tij, pasi ka cuar ne destinacion personat e imbarkuar ne gomonen e tij, dhe pasi kane arritur me sukses ne brigjet italiane kane zbritur ne Brindisi, keta te dy kane marre serish rrugen e kthimit drejt plazhit te Vlores. Faktikisht ata nuk kane arritur kurre ne Vlore dhe rreth tyre ka nje perde misteri per fatin qe i ka ndjekur. Informacionet per to do te vinin vetem pas 10 diteve kur nje i aferm i Klodianit, Aranit Gega i cili jetonte ne Itali ka kerkuar rreth fatit te tij. Ai arrin qe te gjeje gomonen e djemve ne portin e Brindizit e cila kishte rreth nje jave ankoruar ne port. Gomonia, e lene ne meshiren e valeve te detit ne gjendje te mire teknike ishte gjetur nga nje peshkarexhe italiane me emrin "Iris". Pronari i kesaj peshkarexhe kishte pohuar ne polici se e kish gjetur gomonen pa njerez ne bord ne daten 3 nentor te atij viti dhe vetem ne daten 4 nentor e kishte denoncuar ne portin e Brindizit. Nje mister me shume ne njoftimin per gjetjen e saj me daten 4 nentor.

Ne rruge private pronari i kesaj peshkarexhe Roco Leonardo ka pohuar se ate gomone e kishte gjetur ne ujerat shqiptare rreth 20 milje, duke shtuar me tej se nuk donte pergjegjesi para shtetit italian. Brenda ne gomone jane gjetur te gjitha sendet personale te dy djemve qe i kishin braktisur. Celesi i kuadrit dhe dritat e gomones kane qene te ndezura, ne baze te deshmise dhe te kapitenit te anijes "Iris".

Investigimeve te gazetareve ne Brindizi, nje shkrim i shkruar ne gazeten lokale dhe nje denoncim per zhdukjen e tij ne Prokurorine e atij qyteti i bashkengjiten dhe informacionet e ardhura naten e se premtes ne "Njerez te humbur".

Ne cilin liman e ka ankoruar skafin e jetes Klodiani? Perse nuk ka rikthim dhe qetesi ne detin e zemrave qe la pas ikja e tij? Pikepyetje te cilat pritet t'u jepen pergjigje shume shpejt nga stafi i gazetareve te "Njerez te Humbur" ne drejtimin e Aida Shtinos.

Bledion Terpollari, skenari i erret nga toka greke

Nata e se premtes dhe oret e para te dites se djeshme (e shtune) ne "Njerez te humbur" percollen te teleshikuesit prezantimin e historise se Bledion Terpollarit, nje histori intriguese me shume personazhe dhe maska.

Do ta prisnin djalin ne arkivol, por do te vertetonin shume shpejt se trupi nuk ishte i tij. Nje kalvar i gjate mundimesh i familjes Terpollari ne kerkim te fatit te djalit te tyre. Bledioni largohet per here te pare drejt Greqise ne daten 21 qershor te vitit 1996 ne Grevena. Atje ai qendron deri ne daten 3 nentor te po ketij viti dhe njihej me emrin Nikos Jotis. Me 17 mars 1997 ai vendos serish te largohet nga shtepia, por kete here pa lajmeruar askend. Pas largimit nga shtepia, djali kishte fjetur nje nate te disa te aferm te familjes. Me vone ai ka shkuar te halla e tij, Lida, ne fshatin Zvirine, Korce. Nga data 25-29 mars te vitit 1997 djali ka qendruar te gjyshja e tij ne Erseke. Ne mengjesin e dates 29 mars, djali niset nga shtepia drejt Malit te Gramozit. Cfare ndodh ne vitet ne vazhdim? Bledioni eshte kerkuar ne te gjitha burgjet e shtetit grek, me te dy emrat, foton dhe karakteristikat e tij, por askush nuk ka rene ne gjurmet e djalit. Gjate gjithe vitit 1998, ne shtepine Flamurit behen nje sere telefonatash anonime, te cilat pohonin here pas here se djali ndodhej aty me ta. Keto telefonata jane pasuar nga disa informacione te emigranteve te ndryshem, te cilet kane pohuar se e kishin pare djalin ne mal duke punuar si coban. Keto informacione e coroditen edhe me shume familjen duke ia shtuar edhe me shume ankthin. Ne oren 15:30 te pasdites te 16 gushtit 2001, ne shtepine e Flamurit shkon vellai i tij dhe i pohon lajmin e kobshem se Bledi kishte vdekur. Sipas te vellait, ai kishte ngrire nga te ftohtit ne Malin e Gramozit qe ne daten 29 mars te vitit 1997.

Ne momentet e zise, halla e djalit, Lida Taci, merr menjane Flamurin dhe i tregon atij rrobat e djalit, mengen e djathte te xhiboksit, dy bluza akreloni, nje kemishe fanellate me kuti te kuqe, rripin e pantallonave, portofolin dhe pasaporten. Me keto fakte u duk se Flamuri u bind se ishte djali tij. Nena e Bledit kembengulte pambarimisht qe te hapte kutine metalike, por edhe pas shume perpjekjesh kerkesa e saj u hodh poshte me justifikimin se nuk kishte cfare te shikonte. Pasi varroset, dyshimet e shumta te familjareve per vertetesine e kufomes filluan te shtoheshin derisa ne daten 22 dhjetor 2001, ne prani te pese eksperteve mjeko-ligjore, hapet varri i Bledionit per te ekzaminuar skeletin. U vu re se tufat e flokeve te Bledionit ishin te ngjitura me zift, eshtrat e varrosura rezultuan te vjetra mbi 10-vjecare dhe ishin 14 cm me te shkurtra se gjatesia reale e Bledionit. Ndersa rrobat per 4 muaj te varrosjes se tyre te ardhura nga Greqia nga mungesa e drites, ajrit dhe ndryshimi i temperatures kishin humbur te gjitha ngjyrat origjinale dhe kishin filluar larvat e para te kalbezimit. Ajo qe vertetoi kryekeput se eshtrat nuk i perkisnin djalit ishte analiza e ADN-se e realizuar ne Itali.

Gjate gjithe vitit 2003, nje person anonim merr ne telefon Flamurin dhe i pohon atij se Bledi ishte gjalle dhe se kerkonte ndihmen e babait pasi, sipas tij, ai e kishte te pamundur te lidhej me te. Babai ben denoncim ne policine dhe prokurorine shqiptare dhe ne ate te Athines, ku te gjithe deshmitaret merren ne pyetje duke mos nxjerre asgje ne drite. Ai i drejtohet "Njerez te humbur" per te rrefyer historine e tij dhe per te marre vesh nje te vertete ne lidhje me zhdukjen e djalit te tij. Prinderit, duke i lene menjane skenaret e pergatitur, nuk duan asgje, thjesht nje shenje jete te birit te tyre. Informacionet e para nga teleshikuesit u perqendruan ne Krete dhe Athine si pistat kryesore per t`u verifikuar dhe per te vertetuar ekzistencen e mundshme te Bledion Terpollarit ne jete. Nata e se premtes ka qene vetem nje pjese e nje serie te gjate, nga "telenovela" Bledion Terpollari.

Shenim:

Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›