E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon ne 14 mije, numri i shitjes se kuponeve 200 lekesh

Procesi i pajisjes se qytetareve me kupone, me qellim aplikimin per leternjoftimin elektronik po ecen shume mire ne te gjitha sportelet e Postes Shqiptare ne shkalle vendi. Punonjesit e sherbimit postar, jane ne gatishmeri ne sherbimin dy turnesh, cdo dite te javes per te gjithe qytetaret e interesuar por sidomos per kategorine perfituese (shtetasit pa pasaporte) ne zbatim te VKM dhe udhezimit te Ministrise se Financave. Per vajtjen sa me mire te procesitm jane ngritur grupet e punes ne te gjithe filialet e postave si dhe ne Drejtorine e Pergjithshme, te cilat po monitorojne ne cdo ore te dites procesin duke iu dhene zgjidhje te menjehershme cdo ankese te mundshme te shtetasve. Sqarimi i bere nga ana e drejtuesve te postes dhe lehtesirat e krijuara fal bashkepunimit me Ministrine e Brendshme ka shtuar dukshem numrin e qytetareve te cilet jane paraqitur ne zyrat postare per te terheqin kuponin. Edhe pse fundjave dhe dite pushimi, dje mbi 5 mije qytetare perfitues nga VKM te cilet nuk kane pasaporte, kane preferuar te terheqin kuponet 200 lekesh. Bazuar dhe ne VKM dhe marreveshjen mes Postes Shqiptare dhe ISSH, jane rimbursuar deri me dje, rreth 47 mije pensioniste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›