E Diel, 1 Nëntor 2026

Një borëpastruese? Sa kolltuku i helikoperit VIP të kryeministrit


Emirjon Senja

Reshjet e dendura të dëborës kanë bllokuar zonat veriore dhe veri-lindore të vendit, ndërsa sfida tani është hapja e rrugëve dhe mundësimi i lëvizjes. Ministria e Brendshme deklaroi se kishte vënë në dispozicion të bashkive dhe komunave të bllokuara një fond prej 40 milionë lekë, i cili do të përdoret nga kryetarët për të kontraktuar privatët me qëllim zhbllokimin e rrugëve me mjetet e tyre. Kjo do të thotë që bashkitë dhe komunat e bllokuara duhet të gjejnë vetë borëpastruese dhe fadroma për të bërë zhbllokimin e rrugës. Por sa efektive është kjo, në një moment kur fondet do të jenë në dorë të drejtuesve lokal si edhe a jep të njëjtat rezultate marrja e masave pikërisht tani kur gjendja sa vjen edhe rëndohet?

Qeveria ka shpenzuar miliardë leka deri më tani për restaurimin e vilave qeveritare, blerjen e një makine të blinduar apo të helikopterëve ushtarak shumërolësh, ndërsa vendit i mungojnë zjarrfikëset, ambulancat e borëpastrueset, por edhe nëse gjenden, në zona të caktuara mungon karburanti. Rasti më tipik ishte ai i Kukësit, ku borëpastrueset nuk mund të dilnin në rrugë për shkak të mungesës së naftës.

Por cilat janë shpenzimet e qeverisë që bien më shumë në sy sot, në një kohë kur harxhimi i atyre parave do të ishte më i frytshëm nëse do të ishin blerë borëpastruese? Një borëpastruese moderne sot në treg, me të gjitha shërbime, si hedhja e kripës apo skorieve, hedhja e borës, etj., kushton mesatarisht 100 mijë euro. Do na mjaftonin edhe disa më të thjeshta (fadroma), çmimi i të cilave varion nga 45 deri në 70 mijë euro në treg.

Ky është një çmim i kripur për Shqipërinë? Jo nëse kihet parasysh që vetëm me shifrën e makinës së blinduar të parkut të delegacioneve mund të bliheshin 10 borëpastruese. Të gjithë e mbajnë mend se në vjeshtën e vitit 2010 qeveria bleu një automjet të blinduar me vlerë 70 milionë lekë, pra rreth 500 mijë euro. U tha se makina do të përdorej nga Parku i Delegacioneve. Madje në atë kohë, u përfol se vendin do të vizitonin krerë të shteteve të rëndësishme të BE-së, siç ishte p.sh: Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Makina erdhi, Merkel akomaDhe makina është përdorur për sigurinë e të tjerë personave.

Po sa borëpastruese, zjarrfikëse e ambulanca mund të ishin blerë nëse do kishim një kontratë pak më dorë-rrudhur për super-blerjen e pesë helikopterëve ushtarak shumë rolësh, njëri prej të cilëve do të përdoret për transportin e kryeministrit? E gjithë kontrata ka një vlerë totale prej rreth 78.6 milionë euro dhe zërat kritikë (madje edhe një kabllogram i ambasadës amerikane zbuluar nga Wikileaks) thonë se ajo thjesht është një kontratë politike, me anë të së cilës u ble një takim Berisha-Sarkozi. Në vlerë përfshihet kostoja e mjeteve të fluturimit, trajnimi i stafit, etj. Vetëm helikopteri VIP i kësaj pakete (më i liri) kushton 5.6 milionë euro. Një borëpastruese kushton sa kolltuku lëkurë i brendshëm i sallonit të këtij helikopteri. Një borëpastruese-fadromë kushton vetëm sa trajnimi i dy ndihmësve të njërit pilot (!).(Çmimi i trajnimit të 10 pilotëve 375 300 euro. Çmimi i trajnimit të dy instruktorëve të pilotit 47 798 .Çmimi i trajnimit të teknikut 75 000 euro. Çmimi i trajnimit të teknikut për Avionic (për sistemet elektronike aeronautike) 24 000 euro, – thuhet mes të tjerash në kontratën qeveritare për këta helikopterë)

Një tjetër kontratë u lajmërua në verën e vitit të shkuar nga Agjencia e Prokurimeve Publike që lajmëroi për një tender të hapur nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare me vlerë 400 mijë euro për arredimin e Vilave Qeveritare në Vlorë. Arredimi parashikonte përdorimin e drurit me cilësi të lartë për kokat e krevateve, tapete persiane, etj. Vetëm pak muaj më parë, po APP shpalli një tjetër tender, kësaj radhe për vendosjen e një ashensori në godinën Kryeministrisë. Tenderi kishte vlerë 10 milionë lekë. Të gjitha këto shpenzime janë bërë për blerje mallrash që nuk janë jetësore për vendin, madje shumë prej tyre, janë një luks i palejueshëm. Tani që situata u përkeqësua, ekzekutivi detyrohet të bëjë shpenzime ekstra për të mundësuar thjesht pastrimin e rrugëve, ndërkohë që parashikimi i këtyre situatave duhet të shkonte sinkron me përdorimin e fondeve për shpenzime që tani do tu vinin në ndihmë banorëve të zonave të bllokuara.

Situata në shkolla nga bllokimi i rrugëve

Në Librazhd nuk zhvillohet mësim në komunat Orenj, Lunik, Rajcë dhe komuna Qendër

Në Mat, nuk zhvillohet mësim në komunat Xibër (Xibër, Suç, Kurdari), Komsi (Frang) dhe Rukaj ( 1 shkollë)

Në Korçë dhe Kolonjë, Pogradec, Devoll mësimi ka filluar në shkollat dhe qendrat që nuk kanë probleme me transportin.

Në Devoll mësimi nuk zhvillohet vetëm në Arzë dhe Vidohovë.

Në Pogradec nuk zhvillohet mësim në komunat Trebinj dhe Proptisht.

Gjendja e rrugëve

Qarku Kukës

aksi rrugor Morinë Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

aksi Kukës Krumë, i pakalueshëm,

aksi B.Curri Qafë Morinë, i pakalueshëm,

aksi B.Curri Fierz, i pakalueshëm,

aksi B.Curri Valbonë, i pakalueshëm,

aksi Krumë B. Curri, i pakalueshëm,

aksi Krum Qaf Prushi, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi

aksi Kukës Topojan, i pakalueshëm,

aksi Ujmisht Lusen Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm,

aksi Shëmri Qafë Shllak, i pakalueshëm,

aksi rrugor Topojan Shishtavec, i pakalueshëm,

Qarku Dibër:

aksi rrugor Peshkopi Bulqizë Klos, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi

aksi rrugor Klos Burrel Ulëz, i kalueshëm me zinxhirë,

aksi Bulqizë Shupenzë Ostren, i pakalueshëm,

aksi Krastë Bulqizë, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

aksi rrugor Peshkopi – Sllovë Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,

aksi Peshkopi Muhurr Aras, i pakalueshëm,

aksi Arras Zall Dardhë Reç, i pakalueshëm,

aksi Stëblevë Librazhd, i pakalueshëm,

aksi Arras Lurë, i pakalueshëm.

Qarku Shkodër:

Situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:

aksi rrugor Shkodër Mabe, i kalueshëm pa zinxhirë,

aksi rrugor Shkodër Muriqan, i kalueshëm pa zinxhirë

aksi rrugor Shkodër Koman, i kalueshëm me zinxhirë,

aksi Qaf Çelë – Pukë – Fushë Arrës, i pakalueshëm,

aksi Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak, i pakalueshëm,

aksi Fushë Arrës Gjegjan Shpal, i pakalueshëm,

aksi Koplik Hani i Hotit, i kalueshëm pa zinxhirë,

akset Koplik Razëm, i pakalueshëm,

aksi Bogë Theth, Selcë Vermosh, të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,

akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,

aksi Qafë Mali Dardhë Fierz, i pakalueshëm,

aksi Fushë Arrës Iballë, i pakalueshëm.

Qarku Lezhë:

aksi Rubik Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

aksi rrugor Mirditë Shpal Fushë Arrës, i pakalueshëm,

në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.

Qarku Elbasan:

aksi Librazhd – Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,

aksi Elbasan Qafë Krrabë, i kalueshëm,

aksi Librazhd Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.

Qarku Korçë:

aksi rrugor Kapshticë -Korçë – Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,

aksi rrugor Boboshticë Dardhë, i pakalueshëm,

aksi rrugor Korçë Voskopojë, i kalueshëm me zinxhirë,

aksi Korçë Ersekë Leskovik, i kalueshë

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›