Nje botim per kenget erotike shqiptare
Profesor Arsen Mustaqi i ka kushtuar shume vite mbledhjes se folklorit. Neser shenohet 75-vjetori i tij i lindjes por puna e tij botuese vazhdon edhe pse jo institucionalisht. Materialet e mbledhura prej tij ne cdo rreth te Shqiperise jane te shumta. Ne proces botimi jane vellimi me gjeegjeza dhe lirikat e dashurise
Profesor Arsen Mustaqi i ka kushtuar shume vite mbledhjes se folklorit. Ne canten e tij te zeze ka plot materiale libra te botuar me pare fotografi te hershme por edhe materiale qe presin te botohen ndonese ka vite qe tashme nuk eshte pjese e Institutit te Kultures Kombetare ish-Institutit te Folklorit. Neser shenohet 75-vjetori i lindjes ndersa puna qe Mustaqi ka bere nder vite ende nuk eshte botuar teresisht. Ka botuar vellimin me 12 mije e 459 fjale te urta nen titullin Visare Shqiptare fjale te urta dhe ka ne proces nga Argeta LMG dy vellime me dy mije gjeegjeza dhe vellimin e katert te kengeve erotike apo lirikave te dashurise. Per keto te fundit profesor Mustaqi mund te sjelle nga nje shembull ne cdo treve te Shqiperise. Sipas tij jemi i vetmi popull qe te gjitha evenimentet me te rendesishme i shoqerojme me kenge lindjen martesen dhe vdekjen. Jane jo vetem thesare por sbesoj te kete tjeter poet me te madh se sa populli qe ti kete kenduar dashurise thote Mustaqi. Pervec pjeseve te incizuara dhe ato qe jane botuar ne vellimet e meparshme profesori thekson se jane me shume se 100 kenge te muzikuara ne te gjitha trevat. Te percjella gojarisht lirikat e dashurise perbejne nje pjese interesante te materialit folklorik te mbledhur ne terren pergjate viteve. Si pershkruhen ndjenjat si pershkruhet femra me cfare krahasohet bukuria e saj Profesor Mustaqi thote se ndryshojne nga njera krahine ne tjeter. Diku femra eshte e mira diku thelleza hene apo diell diku edhe neperka. Gjithcka e thene me simbole. Krahasime te tilla sot mund te tingellojne te vrazhda por profesori kundershton duke thene se keto jane gjetje lirike shume te bukura. Sipas tij per te pershkruar ndjenjat e dashurise sensualitetin e ketyre marredhenieve por edhe pritjet e te dashures apo te dashurit jane perdorur te gjitha elementet e natyres flora dhe fauna zanat e malit e qenie te tjera mitologjike. Te prita te porta me dole te muri qepallat e tua porsi hale gruriqepallat e tua shigjete me qoshene mes te korrikut sec me plevitose. Profesori thote se kenge dashurie kendoheshin edhe kur kryheshin rite te perditshmerise. Te tilla jane kenget e shatit ne Shkoder qe i kendonin vetem femrat kur prashisnin misrin. Mustaqi thote se lirikat tona te dashurise ndryshojne nga te gjitha kenget e vendeve perreth. Teksa flasim per erotiken ne folklorin popullor profesori thote se nuk mungojne edhe fjale qe ndoshta ne pamje te pare duken jashte normave morale. Jane kryesisht te perhapura ne zonat e Veriut. Moj e mira del te bliri te ka dale cica pahiri a sja fal ketij jetimi.... Duke iu referuar ndonje shkrimi qe e konsideron te paqene erotiken ne folklorin shqiptar Mustaqi kundershton duke thene se ka qene e pranishme por kane qene zakonet dhe kanunet qe nuk te linin ti botoje. Libri ne proces botimi jane lirika dashurie qe autori i ka mbledhur vite me pare dhe tashme i sjell te botuara.
EkspeditatArsen Mustafi eshte nje nga specialistet qe i kane rrahur mire krahinat shqiptare per te mbledhur materiale. Ka punuar me Rrok Zojsin apo Ramadan Sokolin. Kujton se ekspediten e tij te pare e ka realizuar ne Gjirokaster e pastaj i ka shkelur te 26 rrethet e Shqiperise. Kujton edhe me emra te personazheve nga te cilet ka mbledhur nje kenge gojedhene apo fjale te urte. Folklori ka qene dhe mbetet per mua historia gjalle e nje populli. Deshmi qe kemi nje nga gjuhet me te vjetra ka qene te folurit ne vargje kushtuar tri momenteve te rendesishme te jetes se njeriut qe nga lindja martesa e vdekja. Per te tria kam mbledhur materiale te larmishme qe nga Cameria e deri ne Kosove te larget. Nuk kam lene fshat pa shkelur ne kembe. Incizime te shumta jane sot pjese e arkivit te Institutit te Kultures Kombetare thote profesor Arseni. Ai e quan gati te kycur gjithe ate pune qe eshte bere nga specialistet. U referohet ne kete rast botimeve te pakta te ketij institucioni dhe pothuajse mungeses totale te punes ne terren ne nje kohe qe kohet e sotme e kercenojne vazhdimisht folklorin.
BiografiArsen Mustaqi ka lindur ne Lukove te Sarandes me 1935 ne nje familje sa shqiptare po aq edhe greke. I ati vinte nga Greqia bente tregti dhe martohet ne Lukove me nene e tij Paulinen. Nena e le jetim ne moshen trevjecare dhe rritet nen kujdesin e babait dhe te tezeve te tij. E kam lukoviote babane nga Greqia merrej me tregti dhe vjen ne Lukove ku martohet me nenen time Paulinen. Shkollen fillore e mbaroi ne vendlindje ne vitin 1947 ndersa ate 7-vjecare dhe te mesme i kreu ne qytetin e Gjirokastres ne shkollen 29 Nentori dhe Asim Zeneli. Ne vitin 1954 filloi studimet per Gjuhe-Letersi ne Institutin e Larte Pedagogjik katervjecar dhe pas kater vitesh me 1958 rikthehet si mesues ne gjimnazin Asim Zeneli te Gjirokastres. Po kete vit transferohet prane sektorit te folklorit te Institutit Histori-Gjuhesi ne Tirane. Nga shtatori i viti 1962 deri ne 1980 ka punuar prane Institutit te Folklorit. Me vone instruktor per problemet e arsimit dhe kultures. Ne vitin 1977 mbaron kursin e larte te filozofise dhe eshte dekoruar me urdhra e medalje te ndryshme per punen e tij.