E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Tirane me koleksionin e Dibbets

Koleksioni Dibbets do te ekspozohet ne Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane. Ekspozita perfshin vepra te autoreve te ndryshem te artit bashkekohor nderkombetar si dhe te artistit holandez Jan Dibbets. Behet fjale per nje koleksion i cili ekspozohet per here te pare per publikun dhe qe vete Dibbets ia ka dhuruar GKA-se rreth nje dekade me pare

Jane te rralla rastet kur Shqiperia vizitohet prej artisteve te medhenj te artit bashkekohor nga ata artistet e vertete qe vleresohen e njihen nderkombetarisht. E akoma me e rralle eshte kur ne Galerine Kombetare te Tiranes celet nje ekspozite e cila nuk perfshin vetem vepra te artistit te ftuar por edhe te te tjere autoreve te njohur ndoshta me pak apo me shume se vete ai. Behet fjale per koleksionin e veprave te artistit holandez Jan Dibbets. Ky eshte nje koleksion i rendesishem te cilin artisti konceptualist ia ka dhuruar GKA-se rreth nje dekade me pare. Jane te gjitha vepra te artit bashkekohor te mbledhura dhe te dhuruara nga artisti holandez. Pas nje procesi studimi dhe rivleresimi ne nje ekspozim te vecante keto vepra shfaqen per publikun per here te pare ne ekspoziten qe do te celet te premten me 8 tetor. Koleksioni Dibbets permban emra mjaft te njohur te artit modern dhe bashkekohor nderkombetar te cilet perfaqesojne rryma dhe qendrime nga me te rendesishmet per historine e artit te viteve 1960-lsquo70 sic jane Modernizmi i Vone Arti Konceptual Minimalizmi Land Arti etj. Publiku do te mund te njihet me veprat e artisteve si Karel Appel Pierre Alechinsky Markus Lupertz Georg Baselitz Giovanni Anselmo Mimmo Paladino Sol Lewitt Richard Serra Dan Graham Mike Kelley Joseph Kosuth Daniel Buren Edward Ruscha Robert Barry John Baldessari Jan Dibbets Christo dhe Jeane-Claude Marina Abramovic Gilbert dhe George Bill Viola Richard Long Damien Hirst etj. Koleksioni kryesisht eshte i perbere nga grafika vizatime fotografi printe etj. dhe punet jane te permasave te vogla por ato perbejne nje reviste teper interesante te qendrimeve artistike te gjysmes se dyte te shekullit XX. Vete Dibbets pritet ta vizitoje Shqiperine disa dite pasi te jete hapur ekspozita. Fotografia eshte nje vizion i paster keshtu thote Dibbets njeri prej eksponenteve kryesore europiane te artit konceptual. Dibbets e filloi si piktor abstrakt por shpejt hoqi dore dhe pasi vizitoi Londren dhe takoi Richard Long u perfshi ne projekte Land Art. Pasi u kthye ne Holande Amsterdam filloi te punonte ne projektet Land Art Plough Projects Beach Projects etj. Ne vitin 1976 filloi ta perdorte fotografine si nje forme dialogu mes natyres dhe nje plani te paracaktuar gjeometrik duke rrotulluar kameren e vendosur ne nje bosht te palevizshem dhe duke rritur shpejtesine e aparatit ne menyre sistematike. Ai gjithashtu eksperimentoi me videon filmin dhe konceptualizmin. Ne vitin 1972 Dibbets ekspozoi punen e vet ne pavijonin holandez ne Bienalen e Venecias. Kjo ekspozite e beri ate nje artist te njohur nderkombetar. Qe nga viti 1986 Dibbets fotografon dritare rrethore te cilat me pas ai i pret nga sfondi dhe i trupezon ne nje telajo ku sfondi perpunohet duke u bere nje hapesire neutrale njesoj si ajo e nje galerie. Dritaret fotografohen gjithmone nga nje perspektive anesore ku marrin nje forme eliptike dhe ne telajo nuk vendosen asnjehere ne qender duke krijuar iluzionin e nje dritareje ne pamje reale. Dritaret e Dibbets sugjerojne nje vrime prej se ciles mund te shohesh por ne mungese te kontekstit te tyre origjinal ato e humbasin kuptimin brenda-jashte. Jane pikerisht dritaret subjekti i perspektives qe sipas Dibbets eshte thelbesore jo vetem per fotografine. E gjithnje ne lidhje me perspektiven ai nuk le pa permendur edhe faktin se ajo eshte nje disipline e lene pas dore nga arti bashkekohor. Ai eshte nder te paret qe e ka perdorur fotografine si nje gjuhe artistike autonome. Jan Dibbets studioi per pedagogji arti ne Tilburg dhe me pas per pikture ne Eindhoven ne vitet 1961-1963. Ai dha mesime pikture ne vitet 1964-1967. Ekspozita Koleksioni Dibbets do te qendroje e hapur ne Galerine e Arteve ne Tirane deri me 1 nentor. Ajo do te celet me nje konference per shtyp ku do te marre pjese vetem drejtori i GKA-se Rubens Shima si dhe ambasadori i Mbreterise se Holandes ne Tirane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›