E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne pikepyetje ndertimi i shtepise muze te Nene Terezes

Prizren

Ende nuk kane nisur punimet per ndertimin e shtepise muze qe u paralajmerua se do te ngrihej per nder te Nene Terezes me rastin e 100-vjetorit te lindjes se humanistes shqiptare. Ministria e Kultures Rinise dhe Sporteve te Kosoves kishte parashikuar qe gjithcka te perfundonte brenda ketij viti jubilar. Mesohet se per kete godine muze porsa ka perfunduar tenderi per ndertimin e se shpejti pritet te shpallet edhe fituesi. Sipas Shefki Ukajt

koordinatorit te keshillit organizativ te aktiviteteve per 100-vjetorin e Nene Terezes vendi per ndertimin e ketij objekti te rendesishem kulturor eshte ndare nga Komuna e Prizrenit dhe punimet do te fillojne shpejt. Ai ndodhet prane Kishes Katolike dhe po aty ka sherbyer per disa vite Shoqata Humanitare Bamirese Nena Tereze. Megjithate lind pyetja nese shtepia muze ne nder te Gonxhe Bojaxhiut do te mund te perurohet brenda periudhes se parashikuar apo jo. Nga Ministria e Kultures se Kosoves vetem sa shpresojne te ndodhe keshtu. Ne Kosove aktivitetet per 100-vjetorin e lindjes se Nene Terezes jane parashikuar te perfundojne ne fund te ketij viti ndersa ne Shqiperi sipas programit te shpallur nga MTKRS-ja ato do te perfundojne ne fund te muajit tetor. Ne shtepine muze te Nene Terezes ne Prizren do te vendosen libra fotografi dokumente e gjithcka qe ka te beje me figuren e saj. Shtepia muze eshte mbeshtetur nga MKRS-ja e Kosoves me nje shume prej 100 mije eurosh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›