E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje burre gjen mi te ngordhur ne birren e tij

Bakau - Nje rumun eshte derguar shpejt ne spital, pasi qe kishte gjetur nje mi te ngordhur ne shishen e tij te birres. Mihai Stanescu, 32 vjec, nga qyteti Bakau i Rumanise, ka perfunduar ne urgjencen e spitalit per shkak te helmimit me ushqim.
"Thjesht e hapa shishen e birres dhe piva disa gllenjka. Shija ishte shume e cuditshme dhe kur e pashe me afer dallova nje mi duke notuar ne birren time", ka thene ai. Burri ka alarmuar zyrtaret lokale per mbrojtjen e konsumatoreve, te cilet kane nisur nje hetim.
Inspektori i Pergjithshem i Standardeve Tregtare, Mihai Miclaus, ka thene: "Ne do te kontrollojme te gjitha paketimet e birrave per te pare nese ka raste te tjera te tilla. Me pas do te kontaktojme prodhuesin dhe te shohim kush eshte pergjegjes per kete gje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›