Nje burre ne Pensilvenia feston ndryshe diten e shtrigave

Nje here ne vit ne diten e Halloween-it prinderit amerikane u thone femijeve se mund te marrin karamele nga njerez qe nuk i njohin ndersa shkojne dere me dere te veshur me kostumet karakteristike te kesaj dite ne traditen e njohur si Trick or Treat Mashtro ose Trajto. Dhe nje here ne vit nje burre ne moshe por me zemer prej femije ndjek nje tradite tjeter me permasa shume te medha per tu besuar. Ai banon ne lagjen e Pitsburgut Aspinuoll ne shtetin e Pensillvanise.
Nje here ne vit femijet amerikane vishen bukur per te marre karamele por Xhoul Kifer ka traditen e tij per kete feste.
Ne blejme kunguj te medhenj i hapim dhe i veme ne veranden tone. I ndricojme me drita dhe lejojme sa me shume femije te hyjne brenda ne to.
Ai thote se femije te te gjitha moshave i thone atij se mbajne mend kungujt e dites se Halloween-it ne shtepine e zotit Keefer. Dhe keta kungujt gjithnje terheqin shume njerez.
Fqinjet e mi duan qe ne te subencionojme karamelet qe ata blejne sepse nje numer i madh femijesh vijne ne lagjen tone per te pare kungujt e mi dhe shkojne edhe tek komshijte e mi.
Per gati 20 vjet Kifer ka gdhendur kungujt ne forma te ndryshme per femijet e lagjes me rastin e dites se Halloween-it. Kungulli i tij i pare i madh peshonte mbi 200 kilogram. Kete vit kungulli me i madh peshon 3 here me shume 637.3 kilogram.
Kerkoj kungullin qe ka fytyren me te madhe e me te bukur dhe qe me jep me shume mundesi per te pikturuar sa me shume ne te.
Kifer i pelqen shume kjo stine e vitit por ua le eksperteve kultivimin e kungujve.
Nuk kam kohen dhe perkushtimin per ta bere kete. Ky kultivim behet nga fermere te dedikuar dhe kultivues te kungujve ne Kenfild te Ohajos.
Ai shkon me makine ne Ohajo dhe duhen 7 burra te tjere nje kamjon i madh dhe nje vinc per te sjelle ne veranten e tij kungullin monstruoz. E gjithe kjo perpjekje shoqerohet me nje kosto te konsiderueshme.
Kur ben gjera per bamiresi dhe per qef paraja nuk ka rendesi. Nese i shikon gjithnje gjerat se sa perfituese jane disa gjera nuk jane kurre te mundshme. Nese qendron brenda nje buxheti te kufizuar ti nuk mund te kesh kurre nje kungull te tille ne oborin tend sepse ato nuk jane te lira.
Por kete Joel nuk e ben thjeshte per kenaqesine e lagjes. Ai angazhohet ne grumbullim fondesh per femijet e varfer dhe te pastrehet duke u kerkuar prinderve qe pozojne per te bere fotografi me kostumet e dites se Halloween-it qe te dhurojne nje dollar.
Kompania ime Sherbimi per Pemet e Vellezerve Keelan do te dhuroje te njejten shume qe ne grumbullojme nga donacionet e individeve te ndryshem.
Per tia arritur ketij qellimi nevojiten shume njerez dhe i gjithe komuniteti eshte i gatshem.
shte kenaqesi eshte si te jesh perseri femije. shte me te vertete nje pervoje shume e kendeshme.
Aspekti me i mrekulluseshem eshte se cdo vit njerzit vijne nga nje distance 50 deri 100 kilometra per te pare kungujt tane me rastin e dites se shtrigave.
Dhe kete vit si cdo vit tjeter me pare ata ofrojne nje ambjent te kenaqshem dhe nje kauze pozitive per komunitetin. Nje tradite te dites se Halloween-it qe eshte bere me e madhe se vete kjo dite e kjo per arsye te nje njeriu me zemer te madhe dhe me nje kungull te gjigand.