E Shtunë, 31 Tetor 2026

Foshnja e 7 miliarde deklarohet ne Indi dhe Filipine

Sot bota u bë me 7 miliardë banorë. Filipinet u bënë shteti i parë që mirëpriti një foshnjë të lindur si e 7 miliardta; një vajzë e vogël që mori emrin Danika Mej Kamaço dhe që lindi vetëm dy minuta para mesnatës të dielën në Manila. Megjithatë, Filipinet nuk ishin vendi i vetëm ku u mbajtën  ceremoni për banorin e 7 miliardtë. Një organizatë qeveritare përzgjodhi si banoren e 7 miliardtë një vajzë  të quajtur Nargis, e lindur sot në një fshat të Uttar Pradesh, zonës me dendësi më të madhe në Indi.

Data e sotme si data kur popullsia e tokës arrin në 7 miliardë ka ngjallur dhe shumë polemika pasi është e pamundur të përcaktohet me saktësi se kur arrihet ky  numur njerzish e; edhe më e vështirë është të zbulohet se kush është fëmija e 7 miliardtë. Por përtej polemikave, analistë e organizata joqeveritare kanë shfrytëzuar rastin për të nënvizuar mënyrat për të  reduktuar hendekun mes të varfërve dhe të pasurve.

Ekspertët thonë se janë rreth 108 miliardë njerëzit që kanë jetuar deri më sot në tokë; çka do të thotë se 6.5 përqind e njerëzve të lindur ndonjëherë; jetojnë në botë aktualisht. Ekspertët gjithashtu shtojnë se vetëm pas 32 vjetësh, do të jemi 9 miliardë qënie njerëzore në këtë planet.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›