E Diel, 1 Nëntor 2026

Termeti ne Turqi nxjerr ne qender te vemendjes marredheniet mes turqve dhe kurdeve

Termeti i fuqishem prej 7.2 balle ne pjesen juglindore te Turqise me popullsi kryesisht kurde ka nxjerre ne qender te vemendjes marredheniet mes turqve dhe kurdeve. Termeti ra vetem pak dite pas vrasjes se 24 ushtareve turq nga grupi rebel kurd PKK. Pergjigja pas termetit i cili shkaktoi mbi 500 te vdekur te pakten 1600 te plagosur dhe la mijera te tjere te pastrehe eshte shoqeruar si me mbeshtetje te madhe humanitare por edhe me nje nacionalizem te shemtuar nga disa turq ndaj te mbjetuarve. Sic njofton per Zerin e Amerikes Dorian Jones nga Stambolli termeti me pasoja tragjike po shihet tani si nje prove vendimtare per gjithe vendin.

Ne te njejten kohe qe rajoni me shumice kurde perreth qytetit Van u godit nga termeti turqit po demonstronin ne gjithe vendin kunder vrasjes se 24 ushtareve turq nga Partia e Punetoreve te Kurdistanit PKK te mbushur plot dhimbje dhe zemerim.

Por edhe ndersa behej e qarte shkalla e shkaterrimeve nga termeti dhe ekipet e shpetimit perpiqeshin te nxirrnin njerezit e bllokuar nen rrenoja dhe te ndihmonin dhjetra mijera te tjere te pastrehe gazetarja e njohur e televizionit Muge Anil provokoi nje stuhi kontradiktash kur tha se pse duhet ti ndihmojne turqit kurdet e deshperuar ne zonen e termetit.

Njerezit duhet ta dine se ku e kane vendin. Kurdet qellojne me gure policine turke dhe vrasin ushtare turq dhe me pas kur e gjejne veten ne veshtiresi ata kerkojne ndihme nga ushtria dhe policia turke.

Pas nje sere protestash Muge Anil u detyrua te kerkonte falje por analisti politik Asla Aydintasba i gazetes turke Milliyet thote se gabimi i gazetares Anil ne television pasqyron ndjenjat e shume turqve.

Termeti qe ra menjehere pas vrasjes nga PKK-ja te 24 ushtareve turq ka nxjerre ne hap nje fare racizmi qe ekziston ne disa qarqe perfshire ketu edhe median. Ka nga ata njerez qe thone se nuk u vjen keq per viktimat e termetit sepse atyre nuk u erdhi keq kur u vrane ushtaret turq. Kudo qe te shkosh kjo ndjenje ndaj kurdeve ekziston prandaj edhe ne duhet te perqendrohemi te ky aspekt.

Por turq te tjere kane ndihmuar zonen e goditur nga termeti. Rrjetet televizive transmetuan nje thirrje mbare kombetare te quajtur Nje zemer duke grumbulluar milliona euro. Thirrjet per veshmbathje kane gjetur gjithashtu nje pergjigje pozitive. Megjithate organizatoret njoftojne se ne xhepat e disa prej rrobave te dhuruara kane gjetur shenime fyese qe denojne kurdet. Ky eshte nje problem i madh qe ka cuar ne kontrollin e te gjitha rrobave te dhuruara.

Shqetesimet rreth urrejtjeve te tilla etnike nxiten kryeministrin Recep Tayyip Erdogan qe ti denonte ato me zemerim.

do fjale cdo fraze dhe cdo shprehje diskriminimi eshte cnjerezore dhe e pa ndergjegjshme. Keto jane ndjenja te semura dhe duhet te marrin fund.

Kryeministri duhet te jete i shqetesuar thote gjenerali ne pension Haldun Solmazturk i cili e ka perqendruar pjesen me te madhe te karieres se tij ne luften kunder PKK-se. Ai thote se gjate muajve te fundit eshte vene re nje shtim i luftimeve ku kane humbur jeten me shume se 50 ushtare turq. Gjenerali thote se kjo po nxit nje polarizim etnik teper shqetesues dhe ne rritje.

Ka pasur nje reagim te shpejte dhe ne rritje ndaj ngjarjeve ne Turqine juglindore vecanerisht kur behet fjale per pritat. Njerezit kerkojne pergjigje te cilat nuk po i marrin as nga politikanet e as nga burokratet. Prandaj tensionet po rriten dhe reagimi drejtohet te popullata kurde. Ne nje fare pike ky tension mund te pasohet me sulme. Kam frike se ekziston mundesia qe sapo sulme te tilla te fillojne ato mund te perhapen ne gjithe Turqine.

Vezhguesit thone se termeti qe goditi zonen perreth qytetit Van po mer nje rendesi gjithnje e me simbolike A do ta bashkoje Turqine nje tragjedi e tille apo do ta polarizoje edhe me shume

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›