Heq dorë nga roza
Nga Express më 03 korrik 2011 në ora 10:25
Katie Price është shfaqur më se e entuziazmuar me blerjen e saj të fundit. Modelja I ka shtuar edhe një Porsche koleksionit të saj të veturave.
Kalëruesja e trajnuar ka kërcyer nga gëzimi sapo e ka parë veturën e redizajnuar, e cila i ka kushtuar 100 mijë euro.
Ky është vetëm njëri nga veturat e saj, por kësaj radhe e ka zgjedhur ngjyrën e zezë, në vend të asaj rozë.