E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje darke me.... OKTAPOD Nga Lutfi Dervishi

Si tifoz i ekipit gjerman, nuk e shijova dot gjysmefinalen me Spanjen. Gjate gjithe dites ne qender te lajmeve (edhe te sherbimit boteror te BBC-se - ishte oktapodi qe kishte parashikuar humbjen. Gjate ndeshjes mendja me shkonte tek ky oktapod (dhe here-here tek komisar Katani i filmit Oktapodi) dhe tek fakti se si mundi qe nje krijese shumekembeshe te gjente saktesisht kater fitoret dhe dy humbjet e ekipi gjerman?! Konspiracion i kompanive te bastit? Rastesi? Manipulim? Paraqitja e dubles se 7? (arsyetimi i fundit bie poshte sepse dy stacione televizive gjermane e transmetuan drejtperdrejte)!
Ne fund te ndeshjes e vetmja deshire qe kisha ishte te shkoja ne nje restorant peshku dhe te porosisja nje darke me... oktapod. Por nderrova mendje kur mendova se ne fund te fundit krijesa e pafajshme kishte patur te drejte dhe ja kishte kaluar te gjithe fallxhoreve te kafese turke dhe astrologeve qe per nga denduria na kujtojne rrebeshin para kerpudhave.
Oktapodi Pol, parashikoi saktesisht 6 ndeshje. Pyetja e madhe eshte pse mos ta perdorim kete krijese per parashikime ne leme te tjera. Per shembull ne rrafshin global, Oktapodi do t’i jepte pergjigje debatit te madh nese eshte njeriu fajtor per ngrohjen globale? Mjaftojne dy vazo dhe zgjedhja qe do te bente krijesa e detit do t’i jepte drejtim njeres prej ceshtjeve me te debatuara sot ne bote.
Por, shumekembeshi me tre zemra, qe sot ndodhet ne nje akuarium ne Perendim te Gjermanise, do te kontribuonte per gjithe hemisferen perendimore duke parashikuar se si do te perfundoje beteja mes misionit IASAF te NATO-s dhe talibaneve ne Afganistan. Te gjithe analistet bashkohen ne mendimin se angazhimi perendimor ne kete vend do te kerkoje minimumi 20 apo 30 vjet, para se te flitet per stabilizim dhe nje lloj demokracie ne Kabul. Sa kohe, mund, energji do te kurseheshin nese ne seline e Aleances ne Bruksel, ne divizionin qe merret me analizen dhe prognozen te vendoseshin ne nje ane flamuri i NATO-s dhe ne anen tjeter nje callme e talebaneve. Nese Oktapodi Pol zgjedh Aleancen atehere te pakten opinioni publik ne Perendim do te bindej se ja vlejne sakrificat dhe mundi ne Afganistan. Nese zgjedhja do te ishte ne krahun tjeter atehere me keqardhje do t’i thuhej afganeve se meritoni nje fat tjeter...
Por Poli, do te vlente edhe per demokracine e re shqiptare. Ne kemi xhiruar nje vit ne vend pa kenaqur plotesisht kerkesen e opozites per hapjen e kutive. Sipas gjasave edhe vitin tjeter mund ta kalojme me kete debat. Nje ftese per Polin do na kursente debatin dhe angazhimin e Gjykates Kushtetuese, Komisionit te Venecias apo edhe Gjykates Europiane per te Drejtat e Njeriut. Oktapod Pol do te linte ne hije darken tek restorant Krokodili sepse verdikti i Polit do te kishte mbeshtetje popullore dhe nese Poli thote duhet te hapen kutite atehere nuk vlen me arsyetimi per gjykata dhe shtet ligjor. Por nese Poli do te zgjidhte kutine e mbyllur atehere kryetari i opozites Edvin Rama do te dilte ne mitingjet e paralajmeruara per sezonin e vjeshtes dhe do te mbante fjalimin e jashtezakonshem ne turin e falenderimeve dhe do te thoshte: “Jemi mbledhur sot ketu, jo per te marre verdiktin e krijesave qe vijne nga fundi i detit, por per t’i thene Sali Berishes se fundi i tij eshte afruar me zgjedhjet lokale qe po trokasin”.
Meqe zgjedhjet po afrojne atehere pse te lodhemi kot dhe te shpenzojme energji per fushaten, per kompanite e sondazheve, per reklamat ne media dhe per mitingjet ku marrin pjese miliona mbeshtetes? Tashme mendjen e kemi te ndricuar. Marrim me qera oktapodin Polis dhe na e zgjidh ai se kush do te fitoje ne Tirane: Edi Rama apo Gjergj Bojaxhiu?
Ne nje transmetim te drejtperdrejte ne te 56 kanalet televizive qe ne kemi ne Shqiperi, te gjithe shqiptaret me dhe pa te drejte vote do te shikonin “live” se kush do te ishte fituesi. Analistet do komentonin gjere e gjate se pse tentakulat e Oktapodit zgjodhen 1. Ramen. Zedhenesja e PD-se do te perdorte me qejf tentakulat dhe do te shtonte se tentakulat e mafias korruptuan edhe Oktapodin Pol, por megjithe konferencat e shtypit dhe eventualisht ndonje miting proteste debati per zgjedhjet do te mbyllej menjehere. Ne rast se Oktapodi do te zgjidhte portretin e Bojaxhiut, atehere do te kishim nje problem tjeter: zoti Rama do te kerkonte “hapjen e ...Oktapodit” per t’u bindur se eshte vertet Oktapod dhe ndonje “sajese e sajuar nga sejmenet e Saliut”....
Por, te kthehemi tek kampionati boteror... Oktapodi Pol, parashikoi sakte fitoren e Gjermanise ndaj Australise, Ganes, Anglise dhe Argjentines dhe po me saktesi te frikshme... humbjen me Serbine dhe eliminimin nga Spanja. Ky parashikim i frikshem duhet t’i kete dhene fund dhe debatit prej disa dekadash qe zhvillohet mes biologeve per inteligjencen e Oktapodit.
Pyetja e vertete qe vjen tani eshte: A eshte e vertete se njeriu eshte qenia me inteligjente?

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›