Një dashuri e çastit
Por, a mund të mbijetojë një dashuri e këtillë, kjo “aventurë’ para se mes tyre të lindë një ndjenjë dashurie dhe mbi të gjitha a mund të mbetet e njëjtë miqësia e tyre?
Një ngjarje interesante që ndoshta mund t’i ndodhë gjithsecilit adoleshent që japin premtime interesante, duke qenë të dashuruar, por duke vënë shoqërinë në rend të parë.
Kur kihet parasysh se në këtë film luajnë aktorë që kanë statuja të Golden Globe dhe Oskar në shtëpi, atëherë normalisht se do të kënaqeni. E këtillë është Natialie Portman, që me rolet e saj në “Black Swan”, por edhe me rolin e saj “Valentine Day” tregon se është një kockë e rëndë dhe i shkojnë shumë mirë komeditë romantike.
Portman luan Emman, një mjeke nga Los Angelesi, e cila punon në repartin e emergjencës, ku shihet paksa më e vogël, por me komplikime emocionale. Çfarë ndodh kur këto bëhen së bashku? Një zgjidhje e mundshme është misteri i saj, sidomos kur në skenë involvohet edhe Mila Kunis, ashtu si në “Black Swan”. Portman, nga aty di të bëjë dallimin e saj unik: Ajo ka fituar çmimin Oskar dhe Golden Globe, kështu që nuk kemi çka të flasim për të.
Kënaqësia më e madhe që e ofron “No Strings Attached” është ndjenja kur jep një premtim, humori i lehtë i realizuar për mrekulli nga dy aktorë mjeshtër të këtyre zhanreve, Portman dhe Kutcher që luan shokun e saj. Roli i Adamit nga Kutcherit shkrihet sikurse një bombon herba, që në fillim ka një shije të mirë, por më vonë ta lë hidhët. Premtimi i tij është i këtillë, sepse një vajzë si Emma duhet të dashurohet.
Ky është një film që paraqet një paraqitje interesante dhe origjinale sidomos të dashurisë dhe simpative që kanë dy shokë me njëri-tjetrin. Eh...një kënaqësi e këtillë ju vjen në DigiGold, nga e hëna deri të dielën, duke filluar nga java e ardhshme.
NO STRINGS ATTACHED
Regjia: Ivan Reitman; skenari: Elizabeth Meriëether, bazuar në tregimin e Mike Samonek dhe zonjës Meriwether; drejtor i fotografisë: Rogier Stoffers; montazha: Dana E. Glauberman; muzika: John Debney; dizajner: Ida Random; kostumet: Julie Weiss; producentë: Reitman, Joe Medjuck dhe Jeffrey Clifford; Distributor: Paramount Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë 50 minuta.
Aktorë: Natalie Portman (Emma), Ashton Kutcher (Adam), Cary Elëes (Dr. Metzner), Kevin Kline (Alvin), Greta Gerëig (Patrice), Lake Bell (Lucy), Olivia Thirlby (Katie), Chris Bridges a k a Ludacris (Wallace), Jake Johnson (Eli), Mindy Kaling (Shira) dhe Ophelia Lovibond (Vanessa).