“Do it yourself”, hipemarketi Megatek hap dyert
Ndërtuar në krah të autostradës Tiranë–Durrës, 7 kilometra, ku ajo kryqëzohet me rrugën e Rinasit, “Megatek”, hipermarketi më i madh “Bëje vetë” në Shqipëri, hap dyert! Megatek, ky investim privat prej më shumë se 40 milionë eurosh, është ndërtuar mbi një sipërfaqe toke private prej 150.000 m2, nga ku 62.000 m2 zë vetëm “Megatek”-u. Në sipërfaqen e brendshme të hipermarketit shitja me pakicë zë 14.000 m2, magazina dhe shitja me shumicë 10.000 m2, zyra 2.600 m2, restorante dhe banka 2.100 m2 dhe pjesa tjetër hapësirë e gjelbër e parking. Mbi 380 punonjës të brendshëm e 150 të jashtëm do të kujdesen për mbarëvajtjen e shitjes së produkteve nga 48 vende të ndryshme te botës.
Megatek do t’u ofrojë konsumatorëve, profesionistëve të ndërtimit si edhe dyqaneve të të njëjtit profil mbi 30.000 artikuj të 6 kategorive të ndryshme: dekorime shtëpie, ndriçim dhe elektrike, materiale ndërtimi, vegla pune, kopshtari, ngrohje dhe ftohje. Në “Megatek” konsumatori blen me lirë dhe më shpejt artikuj të mirëpërzgjedhur e marka të njohura në tregun ndërkombëtar. Koncepti i dyqaneve “Do it yourself” njihet prej vitesh në tregjet e huaja si burim artikujsh e lëndësh të para për konsumatorët që preferojnë të ndërtojnë, riparojnë e dekorojnë vetë ambientet e tyre. Për shumë njerëz shtëpia është investimi më i madh financiar dhe emocional që bëjnë në jetën e tyre, ndaj koncepti “Bëje vetë” përmbush këtë hapësirë e nevojë të tregut shqiptar. Jo vetëm shitje! Në “Megatek” konsumatori është në qendër të vëmendjes. Shërbimet e ofruara në “Megatek” ndihmojnë konsumatorin jo vetëm të bëjë përzgjedhjen e duhur, por edhe të mund të ndërtojë, restaurojë e dekorojë vetë ambientet e tij. Mënyra se si hipermarketi është dizajnuar, instruksionet dhe shembujt e ndërtuar në të, të inkurajojnë dhe shtyjnë “ta bësh mirë, ta bësh vetë”.