E Shtunë, 31 Tetor 2026

OST: HEC-et nën kontroll, disa porta janë të hapura

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka deklaruar se ka nën kontroll situatën në vend për sa i përket transmetimit të energjisë. Nga ana tjetër, është raportuar nga OST mbi gjendjen e hidrocentraleve në vend dhe nevojën për hapjen e portave për të shkaktuar ujin, që mos të rrezikon digat e tyre. Sipas këtij informacioni, mësohet se në Hidrocentralin e Fierzës janë dy Hagregate në pune me ngarkesë 160 MW. Në HEC-in Koman janë në punë të katër HG me ngarkese 600 MW. Në HEC-in e Vaut të Dejës punohet me pesë HG me ngarkesë 245 MW. Burimet zyrtare të OST-së bëjnë me dije se vazhdojnë shkarkimet nga porta nr. 1 Zadeje në sasinë 300 m3/sek. Sipas OST-së, në HEC-in Ulëz dhe Shkopet punohet me të gjithë HG edhe këtu shkarkimet e ujit nga porta vazhdojnë në sasinë 200 m3/sek dhe të gjithë HEC-et e tjerë janë në punë. Ka pasur disa avari e defekte linjën L110-27, 28, Fierzë-Fushë Arrëz-Kukës, ku është stakuar nga ora 10:00 në gjendje avarie. Janë bërë gjithashtu punime për prerje dhe largim trosi të rënë mes fazave në pjesën dyfishe në afërsi të nënstacionit të Fushë-Arrëzit. Mësohet se nënstacioni i Fushë-Arrëzit, Kalimash dhe Kukës kanë pasur vështirësi në furnizimin me energji. Nga ana tjetër, dy ditë më parë ministri Prifti deklaroi se pavarësisht pakësimit të reshjeve, ende nuk mund të thuhet se situata e rrezikut nga prurjet e mëdha në liqene nuk është tejkaluar. Prifti deklaroi se situata është e vështirë, edhe pse kemi hapur portat nga dita e djeshme dhe ka një përmirësim të lehtë, sërish nuk mund të themi se e kemi tejkaluar të keqen, pasi ditët në vazhdim parashikohen me reshje të rënduara. Zona më e rrezikuar mbetet Shkodra, por janë marrë masa për të evakuuar banorët në rast se do të jetë e nevojshme. Ministri ka shpjeguar se hapja e portave është bërë për të shkarkuar ujin, për të shmangur çdo situatë katastrofe.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›