E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër digjet shtëpia 3 katëshe, s`ka të lënduar

Një zjarr i fuqishëm në një banesë 3 katëshe ka alarmuar lagjen karakteristike manalat në Gjirokastër. Banesa është shkrumbuar nga flakët e zjarrit të cilat e përfshinë mëngjesin e së dielës, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur të lënduar nga pjesëtarët e dy familjeve të cilat jetonin në këtë godinë.

Kanë që në banorët e lagjes të cilët njoftuan shërbimin zjarrfikës si dhe ndihmuan në nxjerrjen e tre vajzave të familjes Mema të cilat ishin ende në gjumë. Si shkak i zjarrit mendohet një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga instalimet e amortizuara. Megjithë se kanë mbërritur në kohë zjarrfikësit nuk kanë mundur të shpëtojnë pothuajse asgjë nga banesa tre katëshe.

Zjarri ka qënë i menjëhershëm dhe i fuqishëm dhe sipas specialistëve shkëndija elektrike ka qënë në tavanin e banesës. Tre mjete zjarrfikës se kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit duke shmangur edhe rrezikun për përhapjen e flakëve në banesat e tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›