E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavarësia, Topi: Në 100 vjetor do marrim statusin e kandidatit në BE

TORINO- Gjatë vizitës së tij në Itali presidenti Topi ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët shqiptarë në Torino.

Në një atmosferë festive, në prag të festës së pavarësisë kreu i shtetit shprehu bindjen se në 100 vjetorin jubile të pavarsisë Shqipëria do të marrë edhe vendin e statusit kandidat në BE.

“Sot Shqipëria është vend i NATO-s, shpreson që shumë shpejt të jetë kandidat për Bashkimin Europian dhe dëshiroj të theksoj publikisht para jush që një nga mbështetësit kryesor për Shqipërinë ka qenë pikërisht Italia, një partner strategjik. Unë nuk kam bërë parashikime në politikë, por një gjë e di dhe kam bindje të brendshme që në 100 vjetorin e Jubileut të pavarësisë së Shqipërisë, Shqipëria do të pmarrë statusin e vendit kandidat për në BE”,- deklaroi presidenti Topi.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›