Tronditet Britania, gjendet i varur trajneri i Uellsit
BRITANI- Një lajm shokues ka tronditur sot Uellsin dhe gjithë botën e futbollit. Geri Spid, trajner i kombëtares uellsiane dhe një emër i njohur i kësaj loje në Britani dhe Evropë, u gjend papritmas i vdekur.
Ai ishte 42 vjeç dhe një personazh shumë i njohur në Britaninë e Madhe, ku ka luajtur me skuadra si Njukasëll, Everton, Bolton apo Shefild Junajtid. Lajmi i vdekjes u dha nga Federata e Uellsit, ndërsa ai është gjetur i varur në shtëpinë e tij. Në 20 vjet karrierë si futbollist, Spid fitoi titullin në vitin 1992 me Lids Junajtid në Angli. Ai regjistron 700 ndeshje mes Premier Ligës e Divizionit të Parë, duke u renditur i treti pas Gigs e Xhejms. Në vitin 2010 ai u bë trajner i kombëtares së Uellsit, ndërsa mori nga Mbretëresha Elisabeta titullin honorifik Anëtar i Perandorisë. Trupi pajetë i Spid u zbulua në shtëpinë e tij në Alford Road, në Huntigton, pak pas orës 7 të mëngjesit.
Policia po heton, por duket e përjashtuar mundësia që ai të jetë vrarë. Majkëll Ouen, fqinj i Spid, shkruajti në Tuiter: “Nuk mund ta besoj, u takuam dy ditë më parë kur çonim fëmijët në shkollë. Jam i tronditur”. E ndërkohë, në Uells ka pllakosur zia. Kryeministri Keruin Xhons e quajti këtë “një lajm shokues”. Ndërkohë, Kreg Belami i kërkoi trajnerit të tij të mos luante në ndeshjen Liverpul-Mançester Siti. Në “Anfield Road”, minuta e heshtjes ka qenë vërtet prekëse, ndërsa në ndeshjen Suonsi-Aston Vila, publiku vetëm ka duartrokitur. Portieri i Vilës Shei Givën shpërtheu në lot, ndërsa Robert Savejxh, u shpreh i tronditur: “Bota humbi një njeri të madh”.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)