Një dirigjent rus në Tiranë
I inspiruar nga nëna e tij dhe nga pianisti i madh gjerman, Sviatoslav Richter, Nikolayev thotë se i vlerëson artistët shqiptarë dhe vendin e tyre
Hera e parë për ju në Shqipëri?
Jo. Kjo është hera e tretë.
Çfarë dini për Shqipërinë?
Unë kam ruajtur një imazh për Shqipërinë pasi kam parë filmin "Skënderbeu". Në atë kohë ishte një ndër filmat më të preferuar. Ky film ishte për ne, ashtu siç ishte James Bond, "Agjenti 007", për anglezët. Unë gjithashtu kam vizituar edhe muzeun e Skënderbeut në Krujë. Unë e njoh historinë e Skënderbeut, qeverisjen e tij në atë kohë, kushtet e vështira të udhëheqjes dhe jetesës së tij. I kam mësuar të gjitha këto, sepse mua më pëlqen shumë historia. Më pëlqejnë shqiptarët, ata janë të bukur, janë mikpritës dhe me një dashuri të brendshme.
Ju ishit i pranishëm në koncertin që dirigjenti shqiptar, Oleg Arapi, dha në Moskë vetëm javën e kaluar. Cilat ishin impresionet tuaja për interpretimin e orkestrës së harqeve të Radiotelevizionit Shqiptar, e ndërthurur kjo me performancën e dy solistëve të "Balshoi Teatër"?
Në radhë të parë dua të them se koncerti ishte shumë i mirë. Ata luajtën jashtëzakonisht mirë. Dua të them se kur tenori shqiptar, Kastriot Tusha, filloi të këndonte këngët napoletane dhe ato shqiptare, ai pati shumë sukses. Dhe në këtë moment, mendova se Olegu kishte bërë një gabim në renditjen e programit. Këto këngë duhet të mbyllnin programin. Por kur dëgjova interpretimin e pjesës angleze "The Simple Symphony" nga Benjamin Britten, aty e kuptova se Olegu kishte pasur të drejtë që e mbylli programin me pjesën e Britten. Kjo e fundit ishte një tregues i interpretimit të orkestrës, sepse me sa kuptova, Olegu donte të nxirrte në pah vlerat e orkestrës dhe jo ato të këngëtarit me interpretimin e kësaj pjesë. Gjithsesi, këngëtarët i dhanë një ngjyrë tjetër programit. Ata e interpretuan këtë koncert në një katedrale angleze, prandaj edhe pjesa angleze e Britten doli aq mirë (qesh). Kjo ishte një përputhje shumë e bukur.
Edhe ju do ta dirigjoni orkestrën e Radiotelevizionit Shqiptar në koncertin e datës 3 prill në Akademinë e Arteve. A mund të na thoni diçka më shumë për këtë aktivitet që po pritet me shumë kuriozitet nga publiku vendas?
Ashtu siç kemi bërë edhe më parë, ne jemi kujdesur që publiku shqiptar të kënaqet me performancën e orkestrës sonë. Dhe në herët e kaluara ia kemi arritur qëllimit, s‘e kemi zhgënjyer publikun shqiptar. Ne kemi filluar provat tashmë dhe do të përpiqemi ta kënaqim publikun në maksimum. Ne punojmë dhe nuk shesim mend.
Sa njihet arti shqiptar në Rusi?
Shumë pak. Në kohën e Bashkimit Sovjetik funksiononte Lidhja e Shkrimtarëve, Lidhja e Muzikantëve, Lidhja e Artistëve dhe Lidhja e Kompozitorëve. Në sajë të këtyre strukturave, lidhjet ekzistonin me të gjitha vendet e Lindjes, përfshirë Shqipërinë. Mund të them se gjatë periudhës së marrëdhënieve të mira midis Shqipërisë dhe Rusisë, unë kam takuar njerëz në Shqipëri, të cilët kanë studiuar në Rusi si kompozitorë, dirigjentë. Ata kanë mësuar shumë nga konservatori "Çajkovski" i Moskës. Shumë kanë mësuar nga Rusia, si bullgarët, çekët, polakët, sepse shkollat ruse kanë qenë më të mirat. Me prishjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Rusisë, ky rrjet lidhjesh u eliminua, po ashtu ne humbëm edhe kontaktin e njohjes së muzikës.
Tani, muzika nuk luan më një rol aq edukativ siç ndodhte më parë. Tani ajo është kthyer në komercializëm. Tani njerëzit lexojnë libra dhe ata as nuk qeshin e as nuk qajnë. Kujt i duhet kjo? Prandaj çdo gjë është e trishtuar. Kjo tendencë duhet të luftohet, sidomos nga elita e kombit.
Për shembull, grekët kanë futur në shkollat e tyre studimin e kulturës së tyre klasike. Kjo është zgjuarsi. Dhe natyrisht nuk duhet të humbim lidhjet me burimet e kombit, burimet njerëzore dhe popullore.
Muzikën e krijon vetëm populli, kurse ne kompozitorët jemi vetëm arranxhues të saj.
- Sa vend do të zërë në të ardhme muzika shqiptare në aktivitetin tuaj artistik?
- Pse jo, po të më jepet rasti, do ta interpretoj edhe muzikën shqiptare. Unë në kohërat e mia kam luajtur shumë muzikë moderne. Kam drejtuar festivale të muzikës moderne. Natyrisht që unë luaj edhe muzikën klasike, romantike, të të gjitha kohërave.
Cili ishte momenti që mund të quhet "i artë" në karrierën tuaj?
Pak e vështirë ta thuash, por unë do veçoja pjesëmarrjen time në konkursin e Herbert von Karajan. Pasi mbarova Akademinë e Vjenës, për një muaj e gjysmë përgatita orkestrën për të marrë pjesë në këtë konkurs prestigjioz. Dhe shkuam. Kjo orkestër fitoi "Medaljen e Artë". Orkestra luajti në mënyrë të shkëlqyer. Sapo ata luajtën "Laraska Grabitqare" të Rosinit, i gjithë komisioni u çua në këmbë duke duartrokitur. Edhe pjesët e tjera të repertorit u luajtën shumë bukur.
Gjithashtu unë kam kontribuar në krijimin e orkestrës amerikane-sovjetike. Ishte orkestra e parë që u krijua me pjesëmarrjen e të rinjve, një e tillë nuk gjendej as në Evropë, asgjëkundi. Kështu brodhëm gjithë Amerikën, Bashkimin Sovjetik dhe Evropën. Nga vendi im mora të gjithë harqet, sepse ata janë më të mirët, nga Amerika zgjodha frymorët. Vumë në skenë "Franceska da Rimini" të Rahmanovit. Ishte kaq bukur.
Kujt ia dedikoni talentin tuaj?
Nënës. Nëna ime ka qenë muzikante. Kur ajo këndonte, unë në barkun e saj ndjeja diçka. Kur të këndon nëna, edhe ti si fëmi merr hov. Kur nëna ime ishte shtatzënë, ajo gjithnjë këndonte dhe kjo krijonte një reagim të fuqishëm tek unë. Më pas, që në moshën 7-vjeçare unë mbeta pa prindër, sepse ata u ndanë dhe kjo ishte një fatkeqësi. Por unë u edukova nga njerëz të mirë, të vjetër në moshë, që më ndenjën pranë dhe u morën me edukimin tim. Që kur isha i vogël, unë luaja në violinë, në piano dhe këndoja. Më pas, çdo gjë rrodhi shumë shpejt, çdo gjë erdhi shumë shpejt dhe iku shumë shpejt. Jeta është shumë e shkurtër. Është një shprehje që vetëm ora lëviz. Ditët vrapojnë, kurse vitet fluturojnë.
Cila është filozofia juaj e jetës?
Është e vështirë ta thuash. Siç është ajo shprehja kristiane: Duhet të bësh mirë dhe të jesh i mirë. Edhe armikut më të keq nuk duhet t‘i përgjigjesh me të njëjtën monedhë. Duhet t‘i bësh mirë dhe ta shtypësh me mirësi. Dhe vetëm kështu do ta gjejë shkatërrimin e vet.
Unë në shtëpi kam portretin e Sviatoslav Richter, pianistit gjerman që u rrit në Rusi, dhe ai është një ushqim shpirtëror për mua. Është si babai im shpirtëror. Është e vështirë të gjesh njerëz si Rihter, që i kanë shërbyer kaq shumë muzikës. Atij nuk i mjaftonin 24 orë në ditë të merrej me muzikë. Dhe kur doktorët e ndaluan të luante në piano, gjendja e tij shëndetësore u keqësua. Dhe kur i thanë "tani mund të luash", ai gjallëroi si me magji. Unë kam qenë miku i tij i ngushtë dhe ne luanim bashkë në piano. Ai punonte gjatë gjithë ditës dhe njëherë mbaj mend se më telefonoi aty nga ora tre e mëngjesit dhe më tha se më në fund diçka kishte arritur. Kjo është pra ideja se si duhet të punohet. Kjo është edhe muza ime.
Sa shumë ka ndikuar dashuria në artin tuaj?
Nëse njeriu nuk dashuron, nëse ti nuk dashuron, kurrë nuk do të arrish ta interpretosh muzikën lirike. Dashuria është dhurata më e madhe që ka njeriu. Çfarë është melodia? Është një shprehje e dashurisë ndaj njeriut, ndaj natyrës. Dhe është mënyra më e vështirë për ta shprehur në muzikë. Themi "dolcissimo", dhe kur vjen puna për ta interpretuar nuk dimë. Ja kjo është dashuria.
Kur do të vini përsëri në Shqipëri?
Herën e kaluar isha në Vlorë. Ishte shumë bukur. Me sa shoh, Shqipëria po ndryshon shumë dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Mendoj se turizmi në Shqipëri do të zhvillohet shumë. Kjo do të sjellë shumë gjëra pozitive, si dhe shumë fitime për vendin. E ardhmja e turizmit do t‘i vejë në mendime qeveritarët si të zhvillojnë e të investojnë më shumë në orkestrat dhe artistët e vendit. Në Evropë ka shumë raste kur koncertet simfonike zhvillohen në vende të hapura. Mbaj mend njëherë që një nga simfonitë e Berliozit u luajt në një amfiteatër, kurse njerëzit ishin ulur në faqen e një mali. Kur turistë nga Evropa të vinë në Shqipëri, ata do të kenë dëshirë të shohin shfaqje të tilla. Dhe në atë moment, edhe më shumë para do të investohen për orkestrën.